TIRANË – Kryeministri Berisha ka urdhëruar sot publikimin me dekret të posaçëm të emrave të të gjithë atyre kompanive hidrokarbure që kanë shitur naftë jashtë standarteve për konsumatorët duke i vjedhur ata.
Lajmi I publikuar dje nga mediat e ka lënë të habitur kryeministrin jo për faktin se është abuzuar, por për atë se institucionet shtetërore që ushtruan kontrollin u shprehën se i ndalonte ligji të publikonin emrat e kompanive që abuzonin.
“Z.Mima, - urdhëroi Kryeministri në ikje – “ Kontrolli i cilësisë së karburanteve ka nxjerrë në pah faktin se ato e kanë cilësinë për tokë. Do më sjellësh me urgjencë, do ta dekretoj sot si akt normativ këtë pengesë, që çdo qytetar të marrë vesh se kush i bën hile dhe kush nuk i bën.
Kjo qenka shumë interesante: ai e përzien naftën me naftë pusi dhe ne duhet të themi jo, ta mbajmë sekret! Jo, s’ka asnjë emër secret; do të bëhet sot akt normativ dhe ata le ta rrëzojnë po dëshën, po unë do të zbatoj të drejtën kushtetuese për transparencë.
S’e kisha dëgjuar ndonjëhërë këtë që “s’na lejon ligji të publikojmë emrat e atyre që abuzojnë”. Le ta shesin naftën sipas standarteve dhe të bëjmë transparencë të plotë me këtë dekret,”- theksoi Berisha.
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com