Berisha: Të zgjidhen kanalizimet
ujrat e zeza jo më në det

Berisha: Të zgjidhen kanalizimet<br />ujrat e zeza jo më në det
TIRANE- Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Berisha u ndal dhe një tjetër problem madhor, atë të kanalizimit në tërësi, dhe të ujrave të zeza në vecanti, duke e cilësuar një problem shumë serioz dhe kërkoi shtim të investimeve.

“Ka një prapambetje të padiskutueshme në këtë qëndrim. Kjo ka qenë e diktuar tërësisht sepse ka qenë e domosdoshme që fondet të përdoren së pari për ujin e rrjedhshëm” tha Berisha

Ai u kërkoi ministrave t’i jepet përparsi kësaj cështjeje, duke krijuar një grupi ndërinstitucional për hartimin e një plani veprimi për të adresuar këtë problem shumë serioz dhe dhënien e një zgjidhjeje bazuar në ekpertizë.

“Nga Velipoja në Sarandë po punohet në kolektorë e kanalizime, por një agresivitet më i madh dhe displinë më e fortë duhet të përqëndrohet. Pushteti qendror dhe ai vendor duhet të marrin masa të forta për zgjidhjen e problemit të kanalizimeve. Ministria e Mjedisit duhet të ketë një qëndrim shumë të vendosur”, tha Berisha. “Ky proces, së bashku me kolektorët, do të bëjë të mundur që ujërat e ultësirës të hidhen të pastra në det" përfundoi Kryeministri Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete