TIRANË - Kryeministri Berisha takoi sot ambasadorin e Norvegjisë në Shqipëri, Jan Braathu dhe qendër e bisedimeve ishte gazsjellësi TAP dhe kaskada e Devollit .
Siç bën të ditur faqja zyrtare e kryeministrisë, ambasadori Braathu shprehu mirënjohjen e tij të thellë dhe falenderimet zyrtare të qeverisë norvegjeze për mbështetjen që Kryeministri Berisha i ka dhënë dy projekteve madhore, gazsjellësit Trans Adriatik - TAP e projektit të kaskadës së Devollit.
Statoil, një ndër kompanitë me të mëdha norvegjeze dhe me reputacion ndërkombëtar është një ndër aksionerët me të rëndësishëm të Konsorciumit të TAP-it, me 20% të aksioneve dhe Statkraft, një ndër kompanitë më të mëdha norvegjeze dhe udhëheqëse e prodhimit hidroenergjetik në Europë e më gjerë është aksioneri me 100% të aksioneve i hidrocentralit të Devollit.
Kryeministri Berisha shprehu bindjen se me suksesin e arritur rreth dy projekteve madhore, një e ardhme e shkëlqyer paraqitet mes dy vendeve tona, duke parashtruar shumë mundësi për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike e kulturore mes Shqipërisë e Norvegjisë.
"Pa diskutim projekti i TAP-it dhe i Devollit janë projektet më të mëdha e më të rëndësishme, që Shqipëria ka pasur ndonjëherë me një ndikim domethënës në ekonominë kombëtare", u shpreh Berisha, duke shtuar veçanërisht kënaqësinë e pranisë së të mëdhenjve norvegjezë në Shqipëri, duke mundësuar sjelljen e ekspertizës të klasit botëror dhe tërheqjen edhe të investitorëve të tjerë norvegjezë në vend.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com