TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në projektin e lirisë së kombit shqiptar. Këtë e ka shprehur ish-kryeministri gjatë një takimi me kongresmenin amerikan të Floridës David Jolly, të cilit i shprehu falënderimet më të përzemërta për mbështetjen e madhe e tejet të rëndësishme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite.
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat, pavarësisht nga problematika të caktuara dhe shprehën optimizmin për marrjen e tij.
Takimi u përqendrua në situatën politike dhe ekonomike në vend, dëmtimin e klimës së biznesit nga reformat anti-tregu të qeverisë, me të cilat po përkeqësohet gjendja ekonomike.
Kongresmeni amerikan David Jolly vlerësoi transformimet e realizuara gjatë qeverisjes së PD, “transformime të cilat ai i ka konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave të tij në vendin tonë” dhe e siguroi për interesin konstant të tij dhe të kongresit të SHBA për zhvillimet në Shqipëri.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com