Berisha takon konsujt e nderit:
Nxitni investitorët drejt Shqipërisë 

Berisha takon konsujt e nderit:<br />Nxitni investitorët drejt Shqipërisë 
TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se integrimi i Shqipërisë në BE, është prioritet dhe në këtë proces ftoi konsujt e nderit të intensifikojnë përpjekjet për të nxitur investitorët të investojnë në Shqipëri të arritur qëllimin më madhor, përshpejtimin e zhvillimit të këtij vendi.

Kreu i qeverisë organizoi mbrëmë një pritje koktej për nder të 40 konsujt të cilët erdhën në Shqipëri me rastin e festave të nëntorit. Duke i shprehur mirënjohjen Berisha tha se është koha koha të shfrytëzojmë të gjitha potencialet e saj.

“ Shqipëria po adopton një politikë të jashtme paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi dhe po punon në rajon për integrimin rajonal, si një proces kyç për të kaluar vështirësitë e së kaluarës"- tha Berisha

Kryeministri informoi konsujt se Shqipëria nuk njohu recesionin ekonomik dhe po bazon zhvillimin e saj plotësisht mbi iniciativën e lirë, duke përmirësuar klimen për bizneset dhe investitorët.

INVESTIMI NE SHQIPERI NUK ESHTE I HUMBUR
 Ne nuk e njohëm recesionin ekonomik. Sigurisht u përballëm me pasojat e krizës ekonomike globale dhe europiane, por në vend nuk u zhvillua asnjë recension ekonomik. Liritë ekonomike në botë vitin e kaluar u ngadalësuan, ndërsa në Shqipëri u rritën me 16 për qind", tha kryeministri.

Kryeministri u ndal dhe në potencialet turistike e energjike të vendit. Duke e krahasuar Shqipërinë me një “Norvegji të vogël në bregdetin Adriatik”, ftoi konsujt e nderit të nxisin investitorët të investojnë në këtë fushë. Ai përmendi ndërtimin e kaskadës së Devollit, një investim 1 miliardë euro,duke e vlerësuar si projekti më i madh në Europë.

"Ne kemi një mundësi të madhe për t’u shndërruar krejtësisht në një vend të energjisë së gjelbër dhe për t’u bërë një superfuqi e vogël e energjisë së gjelbër në rajon” tha Berisha duke përmendur potencialin e energjisë nëpërmjet erës, potencialet gjeotermike, potencialet në energjinë diellore. “Ne jemi të vendosur në një rajon që është gllabërues për energjinë. Jemi duke shumëfishuar konjeksionet tona. Ndaj unë besoj se kushdo që investon në Shqipëri në energjinë e gjelbër, ai ose ajo do të ketë një histori suksesi", tha Berisha.

Nuk harroi pa përmendur pasuritë e shumta në minerale “Rezerva botërore kromi, bakri, nikeli, hekur-nikeli ekzistojnë në vendin tonë” tha Berisha, prandaj besoj, se "pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël në hartë, ju gjeni këtu një vend me mundësi dhe potenciale të jashtëzakonshme. Çfarëdolloj ndihme që mund të siguroni, inkurajimi i investitorëve nga vendet tuaja për të ardhur dhe investuar në Shqipëri do të ishte i një vlere dhe rëndësie të madhe për ne".

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë