Berisha takon presidentin Aliev

Berisha takon presidentin Aliev
BAKU – Mediat vendase kanë zbardhur takimin e kryeministri shqiptar Sali Berisha me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev. Presidenti Alijev e ka cilësuar takimin me kryeministrin shqiptar në ngjarje ndërkombëtare të ndryshme nga të tjerat.
Presidenti Aliyev tha se vizita e parë e Berishës në Baku do të kontribuojë në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.
Ai siguroi se lidhjet mes dy vendeve do të zhvillohen edhe më tej. Kryeministri i Shqipërisë, Berisha tha se shqiptarët e konsiderojnë Azerbajxhani një vend mik.
Në këtë kontekst Berisha u shpreh se investimet azere janë mirëpritura , ndërsa nënvizoi si sektorë me interes për këto investime, energjetikën, turizmin etj.
Nga ana e tij, Aliyev shprehu kënaqësinë për zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështeti fuqimisht zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Presidenti gjithashtu, shprehu interesin për të eksploruar fushat me interes për investimet e Azerbajxhanit në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë për të dërguar një mision të posaçëm për këtë qëllim.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në lidhje me gazsjellësin TransAdriatik, ku të dyja palët mbështetën zhvillimin e këtij projekti si një projekt me interes jo vetëm reciprok, por edhe ndërkombëtar. Kryeministri e ftoi presidentin Aliyev të vizitojë Shqipërinë, ftesë që u prit me kënaqësi nga Presidenti Aliyev.
Me pas, Kryeministri Berisha vuri një kurore edhe tek monumenti i Zjarrit të Pashuar, në varrezat e dëshmorëve, si dhe nderoi rreth 150 personat e vrarë brenda një nate nga ushtria sovjetike në vitit 1990, në përpjekje për të shtypur pavarësinë e Azerbajxhanit.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri