Berisha takon Saninon:
Konsesusi, duke zbatuar ligjet

Berisha takon Saninon:<br />Konsesusi, duke zbatuar ligjet
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian zhvilloi sot një takim me kryeministrin Berisha. Takimi zhvillohet në përpjekje për t’i dhënë një shtysë të fundit bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës për realizimin e disa reformave të rëndësishme të kërkuara nga Brukseli, dhe vjen pas takimeve të zhvilluara dje me presidentin Topi dhe kreun e PS-së Edi Rama.

Duke falenderuar përpjeket e delegacionit KE për çuarjen përpara të dialogut dhe gjetjen e një zgjidhjeve të nevojshme, në kuadër të trajtimit të rekomandimeve të KE-së, kryeministri shprehu vullnetin e mazhorancës për të gjetur konsensus në përmbushjen e 12 prioriteteve duke zbatuar parimet dhe rregullat në fuqi.
„Kryeministri vlerësoi se puna e mirë dhe arritjet e kohëve të fundit kanë hasur në vështirësi të cilat kapërcehen me dialog konstruktiv. Ai e siguroi zotin Sannino se qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për të finalizuar me sukses të gjitha përpjekjet për përmbushjen e 12 prioriteteve dhe se maxhoranca do të tregojë vullnet maksimal në gjetjen e konsensusit, duke respektuar parimet, standardet dhe rregullat në fuqi.„- informon zyra e shtypit e kryeministrisë.

Nga ana e tij Z. Sannino e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen, si dhe „për përpjekjet dhe qëndrimet konstruktive në lidhje me përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.“- thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?