Berisha takon Saninon: Të
angazhuar për reformat

Berisha takon Saninon: Të <br />angazhuar për reformat
TIRANE- Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, zotin Stefano Sanino ku është diskutuar vazhdimin e reformave që vendi ndërmerr në fushën e ekonomisë, transparencës së qeverisjes, reformën në drejtësi.

Zoti Sanino vlerësoi :zhvillimet pozitive të muajve të fundit, të cilat kanë sjellë një normalizim të klimës politike, duke theksuar se BE ndjek me interes progresin në reformën zgjedhore, atë parlamentare, miratimin e ligjeve me 3/5, si dhe pergatitjen e Planit te Veprimit “

Kryeministri Berisha nga ana e tij shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesëve të tij në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rikonfirmoi se integrimi evropian mbetet prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare.

Kryeministri “vlerësoi pozitivisht normalizimin e jetës politike në vend që pasoi në nënshkrimin e marrëveshjeve në fund të vitit 2011” dhe theksoi se “zhvillimet e shkuara kanë vënë në pah rolin themelor dhe rëndësinë e padiskutueshme të respektimit, me vullnet të mirë politik, të shtetit të së drejtës, Kushtetutës dhe zbatimit të ligjit, si kusht për progresin e vendit dhe integrimin e tij evropian.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim në lidhje me rëndësinë që ka paraqitja tek vendet anetare të BE-se e Planit të Veprimit dhe prioriteteve të masave të tij, bashkerisht nga qeveria dhe Parlamenti, si një mesazh i një angazhimi të përbashkët të faktorëve të spektrit politik në funksion të integrimit, ne menyre te vecante ne marrjen e vendimit mbi statusin e vendit kandidat.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan