Pasditen e sotme Kryeminstri Sali Berisha zhvilloi një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Gjatë takimit Berisha i siguroi Totozanit mbështetje të plotë në detyrën e tij të re dhe theksoi se Avokati i Popullit ka një rëndësi të madhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Avokati i Popullit ka një rëndësi të madhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe unë jam plotësisht i gatshëm për të bashkëpunuar. Jap mbështetjen time të plotë për detyrën tuaj të re” u shpreh Berisha.

Ndërkohë Totozani falenderoi Kryeministrin dhe u shpreh se “do të qëndrojë larg influencave politike dhe do punojë vetëm në interes të popullit”. ah/Shqiptarja.com/