TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka preferuar ta neglizhojë paralajmërimin e jetimëve për kalimin në grevë urie.

Në vend të uljes në tryezë bisedimesh, kreu i qeverisë ka zgjedhur të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë.

Berisha premtoi se i njëjti transformim do të ndjehet në shtëpitë e fëmijëve në të gjitha rrethet e vendit.