Berisha:Të shkarkohet Spahiu
me Topin ktheu KLD ne parti
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon parlamentit shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Lajmi është përcjellë sot nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar, i pari për vitin 2012. (Në foto: Kryeministri Berisha në mbledhjen e parë të grupit për këtë vit)
TIRANE- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon parlamentit shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Lajmi është përcjellë sot nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar, i pari për vitin 2012.
Në fjalën e tij Berisha akuzoi Spahiun se në dhunim me Kushtetutën dhe i mbështetur nga kryetari i KLD-së, njëkohësisht president i vendit, ka kthyer KLD në parti dhe deputetëte PD-së do të votojnë pro shkarkimit të Spahiut.
Grupi PD ka bërë një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo parti e KLD-së është parti direkt e kryetarit të KLD, i cili në dhunim flagrant të Kushtetutës e ligjeve të vendit i ka leju vetes që institucionet që i janë besuar në përputhje me Kushtetutën të përdoren në mënyrën më të papërgjegjshme për interesa partiake. Ka dhunuar rëndë këta dy institucione”- deklaroi Berisha.
"Unë i përshëndes deputetët. Ka pasur prej tyre që kanë deklaruar se KLD nuk do ia heqë mandatin këtij aventurieri e sharlatani, mundet, sepse ai këtë aktivitet e ka të bashkërenduar me kryetarin por ne bëjmë detyrën tonë. I themi që nuk përfaqëson këtë parlament , përfaqëson Topin, apo veten kjo është zgjedhja juaj. Por parlamentin shqiptar, një sharlatan që pasi ka vendosur standardet më të papranueshme e merr dhe e kthen në një forcë politikike është shumë e rëndë. “- nënvizoi më tej Berisha.
BERISHA: SPAHIU LILIPUT, SHNDERROI KLD NE PARTICKE SE DO RAMAKryetari i PD-së foli dhe për një bashkëpunim mes Ramës dhe nënkryetarit i KLD-së që “emrin e ka Kreshnik por ai është liliput”, për të fituar zgjedhjet e 2013.
“Ai ikën dhe ska të ardhme. Ata që veprojnë ditën për diell duke cuditur cdo mik të Shqipërisë ata kthehen ku kanë qenë në skutat e errrësirës. Njerëz të qytetëruar një gjë të tillë nuk ia lejojnë vetes kurrë që dy institucionet më të depolitizuar të shndërrohen në particka se do Edi Rama. Se Edi Rama është 100 % i sigurtë se këto zgjedhje nuk i fiton dot dhe po të këndojë hymnin e Kreshinikut do ta dëgjojnë dhe më shumë”.
Berisha u kërkoi deputetëve të votohet pro shkarkimit të Spahiut, ndërsa kërkoi të mos bëhet asgjë ndaj presidentit Topi pasi ky i fundit e kishte marrë mesazhin.
“Do merret me formimin e partisë gjer më 22 korrik. Bëri mirë që e mori mesazhin, dhe pasi thashë se nuk do kandidatohet deklaroi se nuk do të kandidojë, unë e vlerësoj”, tha kryeministri.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31