Berisha: Të shkatërrohen
bunkerët në të gjithë vendin

Berisha: Të shkatërrohen <br />bunkerët në të gjithë vendin
TIRANË – Qeveria ka vendosur të shkatërrojë të gjithë bunkerët që u ndërtuan në Shqipëei gjatë viteve të komunizmit. Kryeministri Berisha e ka bërë të ditur këtë fakt në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure. Sipas, deklaratës në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha kërkoi që të fillojë sa më parë procesi i ç’bunkerizmit të vendit. Bëhet e ditur se procesi në bazë të ligjit do tu ngarkohet autoriteteve vendore. Kjo, në mënyrë që ata vetë të përshtatin praktikat që atyre ju duken më të mundshmet, për realizimin e këtij procesi, sipas rrethanave të vendit.

SITUATA
Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri ka 750 mijë bunker, të cilat jane vendstrehime të bëra prej betoni dhe hekuri. Rreth viteve 70 – 80, bunkerët populluan te gjithë bregdetin shqiptar, malet dhe kodrat, në mbrojtje të vendit nga armiqtë. Më pas kjo u konsiderua si një lajthitje paranojake e sistemit, por ajo që dihet është fatura prej miliona lekësh qe pagoi një vend i vogël, si yni për to. Shumica u ngritën me mundin vullnetar te mijëra njerëzve, prej tyre qindra te dënuar politike. Pas viteve ’90, këto objekte, u kthyen ne simbole të një kohe tëe shkuar. Shumë bunkerë u përvetësuan nga pronarët e tokës ku ishin ndërtuar, një pjesë u copëtuan për tu marre hekurin, disa i përpiu deti. Pati dhe shumë syresh të cilat nga disa “ideatorë” u kthyen në bare dhe restorante.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan