Berisha: Testim i mësuesve? JO!
Është panairi i korrupsionit të PS

Berisha: Testim i mësuesve? JO!<br />Është panairi i korrupsionit të PS
TIRANE - Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar testimin e mësuesve të mbajtur ditën e djeshme, duke e cilësuar atë si panairin e korrupsionit të qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-kryeministri Berisha akuzon qeverinë, se me provimin e mbajtur ditën e djeshme i ka hapur udhë korrupsionit të mëtejshëm për një vend pune si mësues.

Kjo pasi sipas Berishës, nga 5100 persona që morën pjesë në testim, 3800 prej tyre ishin nga lista e Partisë Socialiste.

Madje sipas Berishës edhe rezultatet e provimit do të dalin në bazë të aferave korrputive që sipas tij ka organizuar qeveria dhe PS.

Më konkretisht, për ish-kryeministrin, korrigjimi i testeve nuk do të bëhet në mënyrë elektronike, siç bëhej deri më tani, çka do të thotë sipas tij se në këtë mënyrë legjitimohet korrupsioni.

Më poshtë postimi në Facebook, i Sali Berishës:

Rikthehet panairi i korrupsionit!

Dje ne mbare vendin u zhvillua panairi i korrupsionit ne mesuesì dhe kjo perben zhvillimin me negativ dhe me pasoja me te renda per luften kunder korrupsionit ne sistemin tone arsimor. Ky panair ishte thjesht nje kopje, madje me e keqe, e panaireve te korrupsionit qe socialistet zhvillonin ne Pallatin te Kongreseve apo ne stadiume per pranimet universitare. Ai deshmoi se "aleanca e qelbesirave" eshte e vendosur te "lizifikoje" me shpejtesi sistemin tone arsimor.

Ne perputhje me amendimet e ligji per profesionet e rregulluara te vitit 2010 ne Shqiperi profesioni i mesuesit eshte profesion i rregulluar. Per rrjedhoje ligji parashikon liçensimin e mesuesit per te ushtruar profesionin e tij nepermjet nje provimi shteti.

Ne perputhje me ligjin provimi duhet te jete i dixhitalizuar dhe vetem i dixhitalizuar, çka do te thote se rezultatin, vleresimin e provimit nuk e jep Partia as dhe ryshfeti apo miku pas disa javesh pjekje ne furrat e parise por e jipte menjeher kompjuteri dhe aftesia . Me kete praktike transparente deri ne gusht te vitit 2013 u zhvilluan tre sesione provimesh me mesuesit e rinj pas perfundimit dhe te praktikes njevjeçare, ne te cilat moren pjese 770 mesues qe kishin mbaruar fakultetet e mesuesise. Kompjuteri vleresoi se rreth 60% e tyre kaluan me sukses testin, ndersa te tjeret mbeten. Mbi bazen e ketij rezultati fituan liçensen e mesuesit rreth 480 te testuar (deri tani jane liçensuar mbi 1100 mesues te rinj qe duhet te konkurronin direkt ne shkolla me piket dhe notat qe kane fituar ne provimin e shtetit).

Por "aleanca e qelbesirave" apo" aleanca e Luizave" ne arsim, provimin e dxhitalizuar te shtetit te mesuesve qe plotesonin te gjitha kushtet e tjera ligjore (qe kishin mbaruar studimet universitare sipas parashikimeve te Ligjit te ri te Arsimit Parauniversitar, i miratuar me konsensus ne Kuvendin e Shqiperise) e zevendesoi me provimin e Partise, ryshfetit dhe mikut njelloj siç zhvillonte dikur pranimet ne universitete. Per t'i vene kuroren panairit te korrupsionit ne te cilin sipas njoftimin moren pjese 8100 vete por ne fakt u paraqiten vetem 5100 vete, nga te cilet 3800 ishin nga lista e Partise apo e kusherires, ne teresi jashte kritereve ligjore, e vizitoi edhe vet kreu i meduzes se krimit dhe korrupsionit Edi Rama, i cili para se te largohej nuk harroi te lexoje para mediave formulen e korrupsionit. 

Ne panairin e korrupsionit, te zhvilluar nen kujdesin dhe mbikqyrjen e mesuesve te perzgjedhur per militantizem pariak, tezat me pergjigjet iu ishin dorezuar me mik apo euro shume e shume pjesmarresve ore para fillimit!! 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë