Ministri Pirro Vengu i quajti delirime deklaratat e kreut të PD-së, Berisha kur tha se Kryeministir Edi Rama i kishte kërkuar dorëheqjen.
“Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes.
Nuk janë fare të vërteta këto gjëra dhe lutem herën tjetër kur flasim për projektbuxhetin t’i përmbahemi projektbuxhetit dhe të mos flasim për delire të kësaj natyre”, u përgjigj ministri i Mbrojtjes.
Brenda këtij viti fillon prodhimi i uniformave dhe mjeteve të emergjencave tha ministri i mbrojtjes, ndërsa viti e ardhshëm nis prodhimi i municioneve dhe dronëve ‘Made in Albania’.
"Janë themeluar 3 kompani shtet-privat, për prodhimin e uniformave nuk do jenë vetëm për forcat tona por edhe mund të eksportohen. Prodhimi i municioneve kemi një bashkëpunim europian të huaj dhe vendas dhe mjeteve te blinduara, dronëve dhe antidronë kemi parnteri vendas dhe izraelitë", tha Vengu.
Ministria e Mbrojtjes synon që dronët ‘Made in Albania’ të monitorojnë sigurinë e samtit të NATO-së në 2027 në Shqipëri tha ministri Vengu.
Komente












