Berisha: "The Economist", kartolinë
të hidhur shqiptarëve për festa

Berisha: të hidhur shqiptarëve për festa">
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha komenton në Facebook se si revista "The Economist" iu dergoi shqiptarëve "një kartolinë të hidhur" për festat e fundvitit. "Ajo parashikon shqiptarët në protesta gjatë muajve që vijnë dhe paralajmëron destabilizim të vendit", thotë Berisha, i cili për këtë fajëson qeverinë aktuale dhe premtimet elektorale të pasuesit të tij, Edi Rama.

Berisha ka komentuar se "kjo flet për ndikimin e eger që do kenë në gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare rritja e borxhit publik dhe rritja e taksave dhe largon investitorët e huaj nga Shqipëria si nje vend me rrezik të lartë destabilizimi".

Berisha ka kërkuar që "qytetarët shqiptarë nuk duhet të pajtohen kurrë me rritjen tejet të rrezikshme të taksave dhe borxhit publik nga qeveria Rama-Meta".

KOMENTI I PLOTË I BERISHËS:

Nje lajm tjeter i hidhur per shqiptaret

Te dashur miq, revista e majte me e famshme e planetit "The Economist" iu dergoi shqiptareve nje kartoline te hidhur per festat e fundvitit. Ajo parashikon shqiptaret ne protesta gjate muajve qe vijne dhe paralajmeron destabilizim te vendit. Shkaqet me kryesore te ketyre zhvillimeve qendrojne:

1-Ne zhgenjimin e qytetareve shqiptar nga premtimet elektorale te provuara mashtrime te Edi Rames per kujdes shendetesor, legalizime falas, heqjen e TVSH-se per ushqimet dhe energjine, uljen e taksave per 97% te shqiptareve
2- Rritjen e taksave dhe rritjen e madhe te borxhit publik qe do te shoqerohet me:
3- rritjen e shpejte te varferise dhe papunesise dhe uljen e te ardhurave
4- bllokimin e procesit te integrimit nga qeveri Rama - Meta si rezultat i dhunimit te Kushtetutes, ligjeve, vendimeve te gjykatave me vendime qeverie.

Ky paralajmerim eshte nje lajm i hidhur sepse:

a-)flet per ndikimin e eger qe do kene ne gjendjen ekonomike te familjeve shqiptare rritja e borxhit publik dhe rritja e taksave;

b-) largon investitoret e huaj nga Shqiperia si nje vend me rrezik eë larte destabilizimi. Qytetaret shqiptare nuk duhet te pajtohen kurre me rritjen tejet te rrezikshme te taksave dhe borxhit publik nga qeveria Rama-Meta. sb"


berisha

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve të atdheut, Balla: T'i konsolidojmë rezultatet

Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve të atdheut, Balla: T'i konsolidojmë rezultatet