TIRANE - Kryeministri Berisha thyen heshtjen pas dy ditësh dhe reagon në Fb jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për projektin e gazsjellësit TAP që u përzgjodh kundrejt atij "Nabucco West": "Të dashur miq, projekti i gazesjellësit TAP u përzgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne!!! sb".
Ky është reagimi i parë i kryeministrit prej dy ditësh, pasi ai ndërpreu komunikimin me median dhe publikun që prej ditës së votimit kur mësoi edhe rezultatet e para nga shtabi i fushatës. Në profilin e tij në Fb, vëmendja e tij duket qartë se ka munguar plotësisht, pasi qytetarët kanë shkruar mesazhe të mbushura plot fyerje, të cilat nuk janë fshirë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com