Berisha-Topalli: Komision për 
masat që do sjellin ulje të eksodit

Berisha-Topalli: Komision për <br />masat që do sjellin ulje të eksodit
TIRANË - Çështja e numrit të lartë të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE është rikthyer në sallën e Kuvendit nga Jozefina Topalli dhe ish-kryeministri Berisha.

Si emergjente e ka deklaruar ish-kryeministri Berisha nevojën për të krijuar një komision parlamentar për të ulur numrin e shqiptarëve që emigrojnë për azil në vendet e BE.
 
Sipas tij numri i lartë i azilkërkuesve është shqetësues pasi vendet e BE mund të rikthejnë regjimin e vizave.  

 “Problem të cilin e kam ngritur disa herë në këtë sallë është problem i eksodit. Problem jashtëzakonisht i rënë për ne. Përsa kohë të vazhdojë ne nuk ecim drejt integrimit por drejt ndëshkimit. Është bërë problem i dytë më madhorë për BE-në pas krizës kreke. Vendet e BE-së kanë votuar ndërtimin e mureve, kanë ndërtuar muret. Franca vendosi se do të hapte kontrollin e kufijve me Gjermaninë. Dje e dëgjuat Merkelin se e tha dy herë që vend kandidat evropian që kërkon azil nuk ka. Këtu nuk bëhet fjalë për integrim. S’ka shqiptarë sot që nuk e di se çfarë do të thotë azil politik. Ata nuk do të fitojnë azil, por qeveria e ka fajin për eksodin. Në një të ardhme jo të largët mund të na heqin vizat. Nëse Gjermania nuk e ka të lehtë ta bëjë për Sirianët që janë në luftë, për shqiptarët e ka më të lehtë. Ne jemi bërë çështje në axhendën e qeverisë Gjermnane për një gjë të papajtueshme. Duhet të shpallni një sërë masash. Nëse i rrafshoni çdo mundësi një personi, atij si mbetet rrugë tjetër.  Shumë prej azilantëve mjekë e inxhinierë. Studimi i fundit tregon se shumica e shqiptarëve janë gati të ikin. Duhen marrë masa, ndryshe do fillojnë të na kthejnë vizat. Parlamenti të krijojë një komision për të vlerësuar një sërë masash për të ndalur eksodin. Eksodi është tragjedi, nëse nuk lidhet me faktorë natyrorë lidhet me keqqeverisjen. Kontrolloni fshatrat në Kalasë së Dodës, ata vetëm në 3 muaj mund ët punojnë tokën. U keni hequr ndihmën ekonomike, nuk kanë asnjë mundësi tjetër.”- tha Berisha.
 
Topalli: Merkel e tha qartë s’ka edhe integrim edhe azil kërkues
Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj komentoi vizitën e kancelares gjermane në Shqipëri duke theksuar se Merkel e bëri të qartë se nuk mund të ketë edhe integrim edhe azilkërkues.

Topalli u ndal te pyetja se çfarë i ka shtyrë shqiptarët të largohen në masë që sipas saj nuk është parë ky migrim prej fillim viteve 1990.

67 % e  të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi. Sipas statistikave 5000 shqiptarë ikin nga vendi. Problemi është se pse eksodi i muajve të fundit ka marrë këto përmasa, pse 67 % e të rinjve s’kanë më shpresë. Merkel e prerë një vend nuk mund të jetë evropian nëse ka qytetarë që kërkojnë azil. Ata nuk kanë më shpresë. Korrupsion një monstër i përhapur kudo. Sot dy njerëz kanë kapur një superpushtet një përbindësh numrash. Nuk ka vizion tjetër veç benotozimit. Rilindja ka dështuar. Nuk mund të vijoni të hanin kek mbi shpinën e një populli që po zbrazet duke ikur për azil. "- tha Merkeli.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)