TIRANË – Deputeti i PD-së Sali Berisha, deri dje Kryeministër i vendit, ka ngritur zërin sëbashku me partitë opozitare kundër Programit të ri të qeverisjes.
Nëpërmjet një mesazhi në Fb, Berisha shkruan: “Standarti i Piktorit dhe neobllokmenëve, tmerr nga debati me opozitën, pra, program pa debat! Frikë deri në palcë nga megamashtrimet e tyre.
Sot, kreu i mazhorancës së premtimeve antiglobaliste, drogës dhe parave të krimit, tregoi se ka tmerr nga debati. Ndaj dhe kërkon të paraqesë në Parlament, fshehtas, Programin e Qeverisë së tij, pa jua dorëzuar për ta lexuar paraprakisht, deri në këtë moment, deputetëve të opozitës.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një Parlamenti të lirë. Nuk po përmend vitin 2009, se PS-ja nuk hyri në Parlament fare, por në vitin 2005 ne e dorëzuam Programin e Qeverisë, deputetëve me datë 6 shtator. Opozita, pasi u njoh me të, bëri 700 pyetje. Debati u zhvillua me datë 9 -10 shtator.
Neobllokmenët,”- thekson Berisha, -“mbajne sekret nga deputetët e opozitës Programin, sepse ata kanë tmerr nga megamashtrimet e tyre programore.
TOPALLI: RAMA S'KA PROTOKOLLUAR ENDE PROGRAMIN NE KUVEND
Pas Berishës, në Fb ka shprehur qëndrimin e saj edhe deputetja Jozefina Topalli. Ajo shkruan: "Në mbi 20 vite në Parlament, nuk ka ndodhur kurrë që një qeveri e re të mos dorëzojë në Parlament, programin e saj.
Deri në ora 16 të ditës së sotme, në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë protokolluar asgjë! Rama ka frikë nga mashtrimet e veta. Ai refuzon të përballet me gënjeshtrat e fushatës. Turp! E papranueshme! Fillim i mbrapshtë,"- proteston ish-Kryetarja e Kuvendit.

(Shënimet në Fb të deputetëve Berisha e Topalli lidhur me Programin e Qeverisë "Rama")
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com