Bagazhi i saj është mbushur disa herë me kuti të mbushura me dokumente, duke treguar në këtë mënyrë se kreu në detyrë i qeverisë Sali Berisha tashmë po bën evakuimin drej zyrës partisë çelësat e së cilës i ka mbajtur më “qafë” për 23 vite me radhë dhe me sa duket as ka ndërmend të tundet nga kjo zyrë.
Madje burimet zyrtare brenda selisë së PD e bëjnë fakt të krye këtë teksa saktësojnë se ish-kryetari demokrat Sali Berisha vijon të ketë zyrën e tij në seli dhe të gjithë dokumentacionin në këtë zyrë, duke dëshmuar se do jetë i akomoduar pikërisht në këtë zyrë.
Pavarësisht lajmërimit nën zë se deri në muajin në shtator pritet që për ish-kreun e PD Berisha të gjendet një zyrë në katin e dytë të selisë blu, pasi ai do vijojë punën për një opozitë të fortë dhe për të kontribuar në kthimin sa më shpejt të PD në pushtet, fakt ky i deklaruar dhe nga vetë Berisha, e vërteta është se në zyrën e Berishës në selinë e PD vijon të shkojnë dokumentet e reja nga kryeministria.
Edhe dje është parë që kryeministri në detyrë Berisha po vijon të “evakuojë” dokumentet e tij dhe gjërat personale nga selia kryeministrore jo në drejtim të shtëpisë së tij por në zyrën e madhe, në selinë e PD. Duke paralajmëruar në këtë mënyrë se nuk ka ndërmend të lëvizë nga zyra që ai ka pasur në selinë e PD për 23 vite me radhë, nga ku do vijojë punën si deputet i Kuvendit gati për një opozitarizëm të fortë ndaj liderit të majtë Edi Rama.
Një makinë e parkuar anash selisë kryeministrore përballë hotel “Rogner” ka përballuar disa herë vatjtje ardhje rrugën nga kryeministria në seli dhe anasjelltas me sendet personale të Berishës. Me sa duket deklarimi i para dy ditëve i kreut të zgjedhur të qeverisë Edi Rama të përbërjes së qeverisë së re të së majtës, e ka rikthyer me këmbë në tokë Berishën, duke ia bërë të qartë se tashmë nuk është më as në qeveri dhe as kryeministër i vendit.
Ndërkohë mësohet se Basha gjatë kësaj kohe do të qëndrojë në pjesë të tjera të zyrës së madhe të ish-kryetarit, për të ndarë më të tërë këtë hapësirë, por jo në krye të saj, duke bërë dhe ndonjë pritje të rastit. Pasi aty do të qëndrojë pikërisht Berisha. Sepse në PD as që mund guxohet të mendohet zyrë tjetër në ndonjë cep të selisë për ish-liderin historik të Partisë Demokratike, të rënë nga vakti.
DOKUMENTET
Dokumente nga zyra e kryeministrisë kanë vijuar të transferohen në selinë blu. Përgjatë gjithë paraditës së djeshme, ndonëse ka qënë në sytë e njerëzve një makinë e kryeministrisë ka vijuar të bëjë rrugën nga selia e kreut të qeverisë tek selia e PD.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)