TIRANË – Kryeministri Berisha ka kërkuar nga pushteti vendor të rrisë vëmendjen për zhvillimin e turizmit. Gjatë fjalës së tij në konferencën kombëtare “Qeverisje vendore e fortë dhe efektive”, kryeministri tha se pavarësishr ecurisë, turizmi ende nuk është aty ku duhet.
“Në rast se nuk vërehet dinamikë në mbajtjen e turizmit do etiketohemi si vend që nuk ia vjen të vizitohet”, tha kryeministri.
Më tej ai risolli në kujtesë projektin për pyllëzimin e vendit, nëpërmjet mbjelljes së drurëve frutorë.

“U bëjë thirrje kryetarëve të komunave të ngremë fidanishte, ju dhamë ju autoritetin që kishte parlamenti për tu dhënë ju tokat për këto qëllime. Kjo krizë ndër të tjera fakton se rruga e zhvillimit të qëndrueshëm, e atij zhvillimi që nuk cenon gjeneratën që vjen, mundësitë për kushte normale është prodhimi i komoditeteve në tërësi”, deklaroi Berisha.

Ai siguroi drejtuesit vendorë se qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë vecanërisht në administrimin e të ardhurave.

“Do bëjmë gjithcka për t’ju mbështetur por edhe t’ju japim mundësi të administroni të ardhurat në një spektët taksat që sot e kësaj dite ende nuk i keni”, e përfundoi fjalën e tij kryeministri Berisha.

(aq/shqiptarja.com)