DIVJAKE - Kryeministri Berisha ka zhvilluar një miting lektoral sot pasdite në qytetin e Divjakës ose "kryeqytetin e turizmit", siç e cilësoi ai. Berisha tha Shqipëria është renditur në 10 vendet e para në botë për rritjen turistike. Në veçanti, në këtë takim, Berisha shpjegoi rëndësinë e mosheqjes së tvsh-së nga ushqimet bazë, të kundërtën e asaj që po predikon kryetari i PS-së, pasi tvsh-ja mbron prodhimin vendas, mbron tregun nga dyndja e prodhimeve të huaja e më të lira, si gruri, veza, mishi, qumështi.
KRAHASONI TAKSAT VENDORE TË DAKOS DHE BASHËS, QË TË MË BESONI
"Dua t’ju them se për mirëqënien tuaj ka rëndësi politika fiskale", - tha Berisha. - "Sot në Shqipëri po përballen dy platform: ajo e taksave tona të ulta dhe ajo e të dhjetave, që ka ekzistuar në të gjitha kohërat, në të cilën ai që fiton 10, paguan një, ai që fiton 100, paguan 10. Taksa jonë është taksa progressive, që është shkatërrimtare për bizneset dhe investimet. Për t’ju bindur pak se kush është për taksa të ulta dhe kush është për të larta, biznesmenë të Divjakës kam një lutje për ju: shkoni në Durrës dhe kontrolloni sa paguan një parukier, taksa. Shkoni në Tiranë dhe verifikoni. Shkoni në Durrës e Tiranë e krahasoni sa paguan biznesi I vogël. Në rast se në Tiranë nuk paguajnë 40% më pak taksa, atëhërë besoni Edi Ramën. Edhe sot ai premtoi heqjen e tvsh-së nga ushqimet bazë, por tvsh-ja është mbrojtja e fermerëve nga prodhime të vendeve të tjera. Gruri i Ukrainës do t'ju mbyste. E mbajmë tvsh-në për veën, sepse vendet e zhvilluara me subvencion do të mbyste tregun me vezë dhe ju nuk do të mundni të shisni dot".
DO HEQIM VIZAT EDHE ME SHBA, MOS BESONI EDI RAMEN
"Kur ju premtova liberalizimin e vizave me BE-në, nuk më besuan", - tha Kryeministri, - "por ja ku jemi. Sepse do t'i liberalizojmë vizat edhe me SHBA-në."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com