Berisha u kërkon deputetëve të
bëjnë ‘luftë’ në Kuvend/Porositë

Berisha u kërkon deputetëve të<br />bëjnë ‘luftë’ në Kuvend/Porositë
Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, Basha ka mbledhur me urgjencë grupin parlamentar. Në mbledhje është vendosur që nuk do të kërkohet seancë e posaçme për reformën zgjedhore duke e lënë për ditën e enjte të javës që vjen, ashtu sikur deklaroi edhe Taulant Balla.
 
Gjithashtu në grupin e PD u diskutuan masat që do merren për ballafaqimin me mazhorancën në parlament.  Sali Berisha kërkoi një grup sa më ‘gueril’ përballë qeverisë dhe shumicës.  
 
Sipas tyre, do të ketë masa për arrogancën dhe shkeljen e rregullores nga shumica. PD ka paralajmëruar se do të ngrejë një grup pune për të analizuar rregulloren e kuvendit, pasi PD pretendon se Ruci po e shkel dhe mazhoranca po i ngushton hapësirat opozitës.
 
PD do të shfrytëzojë cdo hapësirë që i jep rregullorja që të ketë sa më shumë debate ne kuvend. Të shfrytëzohet cdo hapësirë kushtetuese dhe ligjore që i jep të drejtë opozitës që të bëjë debat si interpelanca, thirrje ministrash etj duke nis me reformën zgjedhore” është theksuar në mbledhje ndër të tjera.
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin