Berisha: U shkërmoq qeveria, Naço
JO pajtim me Ramën për drejtësinë

Berisha: U shkërmoq qeveria, Naço<br />JO pajtim me Ramën për drejtësinë
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përkhtyer dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço si mospajtim të tij me faktin që kryeministri Rama e përjashtoi nga reforma në drejtësi. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, deputeti demokrat Berisha shkruan se kjo dorëheqje është dëshmi "e shkërmoqjes së kabinetit të alenancës së qelbësirave" sic ai quan koalicionin e majtë.
 
"Naço dha dorëheqjen, si dëshmi e shkërrmoqjes së "aleancës së qelbësirave". Ai nuk mund të pajtohej me Edi Ramën dhe përjashtimin e ministrisë së drejtësisë nga reforma e sistemit të drejtesisë dhe zëvendësimin e tij dhe ministrisë që ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, përfaqësuesi i klaneve të drogës dhe krimit dhe suita e tij, që ka hartuar, në përputhje me urdhërat e Ramës, projektin e asgjësimit të pushtetit gjyqësor dhe zëvendësimit të tij me vullnetin e Edi Ramës!, shkruan Berisha në Facebook.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal