TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka treguar sot se shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ ka ardhur si rrjedhojë e një proces disa vjeçar dhe një bashkëpunimi mes institucioneve më të rëndësishme të SHBA. Kim ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Sali Berishës se u shpall ‘non grata’ për shkak të lobimit të George Soros, duke i konsideruar ato si fantazi.
Ambasadorja amerikane thotë se DASH, Departamenti i Thesarit, FBI dhe CIA kanë bashkëpunuar me vite për të mbledhur prova dhe fakte për korrupsionin e kryer nga Sali Berisha, por sipas saj ‘non grata’ nuk ka ardhur nga lobimi i askujt.
“ Ky është një proces disa vjeçar që përfshin shumë agjenci të qeverisë së SHBA, nuk është vetëm DASH. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet, dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë. Kështu ndodhin këto përcaktime, nuk ndodhin se dikush i tha diçka dikujt, se ka një thashetheme. Vendimet tona bazohen në fakte”, tha Kim në emisionin ‘Now’.
Kim ka rithënë edhe njëherë se ‘non grata’ nuk i hiqet askujt e në këtë rast nuk bën përjashtim as Shqipëria, pra shanset që Berisha të hiqet nga lista e zezë e SHBA-së janë zero. Provat për shpalljen e Berishës ‘non grata’, janë në sytë e të gjithë shqiptarëve, tha Yuri Kim, duke theksuar se Berisha përdori pushtetin për t’i shpëtuar drejtësisë.
“Kur arrin në tryezën e Sekretarit të Shtetit, cilitdo sekretar shteti, pavarësisht i cilës parti, pavarësisht i cilës administratë, Sekretari ka sigurinë që informacioni është tërësisht i besueshëm. Ja një fakt tjetër: nga 200 e ca personat që janë dizajnuar nga Sekretari i Shtetit, e dini se sa emra janë që kur i pa publiku mendoi: epo, çfarë surprize! Nuk e dinim!? Zero. E dini se sa persona ia kanë dalë të zmbrapsin përcaktimet që iu janë bërë? Zero. Shqipëria nuk është përjashtimi i rregullit. Nuk ka surpriza këtu.
Provat janë përpara syve të të gjithëve. Përpara syve tuaja. Dhe siç thuhet në deklaratën e dizenjimit nga Sekretari i Shtetit, personat i ikën ndjekjes penale jo se ishin të pafajshëm. I ikën ndjekjes penale sepse përdorën pushtetin e tyre, abuzuan pushtetin për të siguruar që do të mbeteshin mbi ligjin. Dhe ajo që po themi me anë të këtyre përcaktimeve është se askush, askush nuk është mbi ligjin…”, vijoi Kim.
E pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës detyruan Lulzim Bashën të përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Kim tha se kryedemokratit iu ofrua informacioni lidhur me pasojat.
“Ka një tendencë për të folur kush është peng, kukull, kush është blerë e shitur. Jemi të gjithë të rritur. Marrin vendim bazuar në informacione. I ofruam Bashës informacion lidhur me pasojat. Besoj se mbi ato informacione, Basha e të tjerë morën vendimin e tyre. Fakte Bashës privatisht? Epo bisedat private janë private. Basha mori vendimin e tij, të gjithë jemi përgjegjës për vendimet tona”, ka deklaruar Kim.
Më datë 19 maj Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken futi në listën e zezë të SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Sipas Blinken aktet e korruptuara të Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. DASH theksoi se ky vendim ndaj Berishës erdhi pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive, si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve. SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.
Asnjehere se kam kuptuar edhe pse kjo zonja e trumbeton cdo dy dite faktin e shpalljes non grata, se cila eshte dobia e kti "sanksjoni" kundrejt nje individi?? Me ckontekst ligjor SHBA-te operojne per nje vendim te tille te nje personi shtetas i nje vendi tjeter ku SHBA-te nuk kane juridiksion?? Thjesht te shpallesh non grata, popullorçe do te thote qe "sme rruhet fare te shkel ne SHBA", pra ti si departament shteti mund te llomotitesh perdite 24/7 por perderisa nuk ke juridiksjon ne nje vend tjeter atehere kto qe zonja Kim na tregon mbeten barsaleta. A do ta arrestoje SHBA Berishen?? JO sepse ne sjemi koloni e SHBA-ve. A ka kryer krim ne SHBA Berisha?? JO sepse perndryshe do e kishin ngrejt zgupthi me gjithe pupla. Pra boll me kto paçavurret alla amerikançe sepse nfund te fundit Berisha apo kushdo si ai, qofte Tom Doshi apo Vangjush Dako, do te gzojne lekun qe kane vone dhe nderkohe ambasadorja aktuale apo ai pasardhes le te llomotitin sa te kene qejf. Zonja kim shqiperia ka nevoje per fakte terren dhe jo per hipokrizine tipike koloniale Amerikane
Përgjigju