Berisha:U vetëvra për faj të tatimeve
policia: Humbi jetën aksidentalisht

Berisha:U vetëvra për faj të tatimeve<br />policia: Humbi jetën aksidentalisht
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes rrjetit social "Facebook" shprehet se një i 31-vjeçar ka dhënë fund jetë për shaka ët gjobitjes nga ana e tatimores. Ndërkohë që më herët vdekja e Elsjon Nonajt është raportuar nga ana e policisë si aksidentale.  


Statusi i plotë i Sali Berishës në rrejtin social "Facebook"
Viktima e pare shteterore e aksionit banditesk te tatimit te jashtezakonshem

Te dashur miq, mediat njoftojne dje viktimen e pare te terrorit shteteror ndaj bizneseve qe po ushtrohet ne kuadrin e aksionit per tatimin e jashtezakonshem, me te cilin Edi Rama synon te kompensoje rreth 300 milione euro te vjedhura ne dogana, tatime dhe tendera me kontrabande dhe evazion fiskal, nga ai dhe qeveritaret e tij gjate ketij viti.

Viktima e ketij aksioni terrori te vertete ndaj bizneseve ishte 31 vjeçari Elsjon Nonaj, i cili, pasi e gjobiten 5 milione leke per kasen fiskale, i dha fund jetes se tij ne servisin ku punonte duke kapur telat e korentit pas inspektimit brutal te fallangave te qeverise.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes te te ndjerit Elsjon Nonaj per humbjen e njeriut tyre me te dashur denoj me ashpersine me te madhe terrorin shteteror ndaj biznesit qe e shtyu ate drejt aktit te veteflijimit, kerkoj ndalimin e menjehershem te aksionit stalinist ndaj bizneseve dhe i bej thirrje prokurorise se shtetit te vendosi para ligjit te gjithe shkaktaret dhe te gjithe ata que detyruan Elsjonin te ndahet pergjithmone nga femijet dhe familja e tij e dashur. sb
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon