Berisha: Ulni në 6% TVSH-në e
energjisë ose ktheni fashën mbrojtëse

Berisha: Ulni në 6% TVSH-në e<br />energjisë ose ktheni fashën mbrojtëse
TIRANE - Energjia elektrike ka qenë sot sërish në fokus të diskutimeve në seancën plenare. Opozita ka propozuar që të ulet TVSH e energjisë elektrike në masën 14% nga 20 që është tani, duke arritur në 6%. Prezantimi i amendamentit të opozitës për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike është bërë që në nisje të seancës nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka i cili tha se ulja në 6 % e TVSH-së nga 20 që është aktualisht, do të lehtësonte barrën e rëndë ekonomike që sipas tyre po përballojnë shqiptarët me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Përfaqësues të opozitës thanë se PD do të vijojë me këtë kërkesë si pjesë e alternativës së re që Partia Demokratike ofron për shqiptarët.
 
Për mazhorancën, ulja e TVSH-së për energjinë në një kohë që sistemi energjetik në vend edhe nuk është kthyer në një burim potencial të rritjes ekonomike të vendit, do të ndikonte negativisht të ardhurat në buxhetin e shtetit. Sipas deputetit socilalist Ervin Koçi, ishte vetë mazhoranca e atëhershme e cila nuk pranoi propozimin e opozitës (tashmë në qeveri), ndërsa sot e paraqet si amendament të sajin. "Përgjigjen do ta merrni nga shqiptarët më 21 Qershor", tha Koçi. 

Debatet gjatë diskutimeve të një shtese në ligjin për “tatimin mbi vlerën e shtuar”
Ora 14:40 Cani: Po marrim borxh nga politikat kriminale të qeverisë Berisha
Ekonomia shqiptare është përmirësuar, por nuk ka folur asnje për parajsë, tha ministri i Financave, Shkëqim Cani. Kreu i Financave theksoi se kjo konfirmohet edhe nga kredia e marrë së fundmi nga kompania gjermane ‘Deutsche Telekom’ prej 250 milionë euro, e cila ka një interes prej vetëm 2.6 %. Duke folur për kredinë e marrë në tregun ndërkombëtar, ministri Cani tha se nuk kemi shtuar borxhin, por borxhin e llogaritur për ta marrë në tregun e brendshem e morëm në tregun e jashtëm. Ministri Cani i konsideroi të dy projektligjet (për uljen e tvsh për furnizmin me energji elektrike dhe heqjen e taksës së qarkullimitsi elektorale. Ndërsa lidhur me akuzat e opozitës për rritjen e çmimit të energjisë, ai tha se qeveria ka kompensuar shtresat në nevojë siç u premtuan.

shkelqim cani

 “Askush, nëse nuk je i besueshëm, nuk të jep kredi me normë nteresi kaq të ulët. Ne e siguruam kredinë me normë interesi kaq të ulët sepse jemi të besueshëm. Kjo është kërkesë e pastër elektorale. Ne vendosëm dhe realizuam ashtu sic gjykojmë dhe mbajmë të gjitha zotimet që kemi marrë. Flisni për një shumë sikur është të fus dorën apo jo në xhep të blej një paketë cigare, është një shumë 16 miliard lekë. I dini mirë po bëni sikur nuk i kuptoni. Po përendim FMN e BB pasi janë partenrët tanë që ju i larguat. Ne po i mbajmë këto zotime dhe jo të bëjmë ndryshime në mes të vitit, buxheti nuk është një lodër që të vepromë për shuma kaq të mëdha. Nu nuk keni hall për buxhetin, këto janë masa të detyruara për të keqen që na sollët. Gjithë ky borxh është pasojë e politikave krimnale të tuaja. Këto pasoja i sollët e tani doni jo vetëm të godisni buxhetin, por doni të hidhni shashka jo vetëm elektorale, ju doni të shkatërroni dhe këtë që po bëhet në mbledhjen e të ardhurave. Pagesa e energjisë elektrike është një sukses i kësaj qeverie, janë futur dhe 175 mije familje të reja. Qeveria e mbajti zotimin ka kompesuar 100 % shtresat në nevojë. Sqaroheni kryetarin e partisë që paratë janë dhënë. Nuk ka asgjë që gënjen qeveria. Pyesni pensionistët për këtë. Ju nuk dini ta lexoni buxhetin!”, deklaroi ministri Cani.
 

Ora 13:43 Braçe: Ju premtuat ulje të çmimit të energjisë në 2005, por e bëmë ne realitet
Deputeti Erjon Braçe teksa foli për çmimin e energjisë elektrike tha se mazhoranca e sotme ka bërë realitet një nga propozimet e qeverisë Berisha në vitin 2005 për ulje të çmimit të energjisë. "Kam dëgjuar me vëmendje të gjitha diskutimet veçanërisht nga opozita. Së pari u tha se kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë, u bë nga qeveria dhe u miratua nga qeveria. Për të qenë korrekt kërkesa është bërë nga kompanitë dhe vendimi është marrë nga ERE. U th akëtu se kompensimi i energjisë elektrike është 0 lekë. Për hir të së vërtetës jemi në muajin e parë, janë 223 mijë familje të listuara për të marrë atë kompensim. Një vërejtje kam për këtë pikë, për të gjithë pensionistët kryefamiljarë nuk duhet të ketë afat për të plotësuar dokumentacionin. U tha këtu se ulja e TVSH për energjinë është pjesë e ofertës së re të PD. Të bëhemi seriozë nuk ka ofertë të re të PD. Është premtim i vitit 2005, nuk u bë në 2006 dhe madje as në 2013. Nuk keni asnjë premtim në ofertën e vjetër për uljen e TVSH. Ai tjetri që ishte që parë këtu nuk ka nevojë për rrogë, atij ja paguajnë dritat, ja blejnë makinën. Të dalë të më tregojë se kush ja paguan energjinë. Pra të mos dalë dhe të gënjejë. Këtu flitet për konsum, dhe ai mesatar, fatura e energjisë elektrike ka ardhur në rënie. Gënjen more zotëri se llogaritë bëhen me laps. Bëni aritmetikë, se numrat ju nxjerrin banalisht." - tha Braçe.

brace

Ora 13:31 Shehu: Çmimin e ulët, por për ato që kanë dhe jo qytetarët
Sherefedin Shehu tha se ulja e çmimit të energjisë është një farsë pasi çmimi është ulur vetëm për ata që kanë dhe jo për qytetarët.
"Ore zotëri ka një të vërtetë, e ke ulur çmimin mesatar, por vetes. 75% e shqiptarëve preken nga rritja e çmimit të energjisë. Reformat tuaja favorizojnë ata që kanë. Qytetarët e dinë se çdo të thotë heqja e fashës, të shtosh peshë mbi kurriz.  Qytetarët ta dinë që vetes ua keni ulur faturat, por ato i paguajnë qytetarët tanë." - tha Shehu.

shehu

Ora 13:15 Ahmetaj: Çmimi mesatar i energjisë nuk ka ndryshuar, ja faktet
Ministri Ahmetaj paraqiti fakte që sipas tij vërtetojnë që çmimi mesatar i energjisë nuk ka ndryshuar. "Besoj se kur flasim se çfarë ka bërë qeveria jonë për energjinë, statistikat janë shumë të rëndësishme. Nëse qeveria nuk do të bënte atë që bëri, sistemi do të falimentonte duke marrë të gjithë pjesën tjetër të ekonomisë. Nuk dua të fokusohem në këtë sepse ajo që ka ndodhur në sistemin energjetik, sepse jo vetëm që po merr veten por në 2018 do të ecë me këmbët e veta. Ish-kryeministri foli për 24% rritje të faturës. Në vitin 2015 konsumi në kë/orë për kategorinë familjare është 225 milionë kë/orë. Tarifat e mbledhura 2.76 miliardë lekë. Çmimi mesatar është 11.7 lekë. Në vitin 2014, çmimi mesatar në bazë të konsumit është 11.7 lekë. Në 2013 çmimi mesatar është 11.9. në vitin 2012, kur këta kanë qenë në pushtet, çmimi mesatar ka qenë 12.4 lekë" - tha Ahmetaj. 

ahmetaj

Ora 13:05 Gjiknuri: PD e çoi sistemin drejt kolapsit, ne e rimëkëmbëm
Ju e kishit çuar vendin në kolaps dhe ne e rimëkëmbëm. kështu tha ministri Damian Gjiknuri në fjalën e tij teksa vuri në dukje se janë shlyer tashmë të gjitha detyrimet e prapambetura që kishte lënë qeveria Berisha. "Ishte detyrë e vështirë për tu përballur dhe populizmi juaj sado atraktiv nuk i bind qytetarët shqiptarë. Unë më duhet të përsëris ato që kam thënë sepse edhe ju po përsërisni të njëjtat bllofe. Ato të mira që kanë të bëjnë me uljen e humbjeve janë prioritetet e këtij sektori. Në fushatë kemi marrë përsipër ta reduktojmë tarifën energjetike, por pasi të rimëkëmbim sektorin e energjisë. Borxhi në energji ishte 7% e GDP. Ju nuk morët parasysh rrisqet kur bëtë privatizimin. Falë reformës së guximshme u arrit një marrëveshje, dhe falë performancës kompanitë po paguajnë, ndryshe nga gropa e akumuluar që na latë ju në 700 milionë dollarë. Çfarë do të thotë kjo? Është përmirësim që sektori të ecë me këmbët e veta. Paratë e buxhetit po shkonin vetëm për të mbajtur dritat ndezur. Ishit ju që nuk kishit energji në 2008 për orë të tëra. Dhe madje i çuat borxhet për KESH në 260 milionë dollarë. Kjo sepse paratë e buxhetit shkonin për sektorin energjetik. Po të mos rregullohej moti ju rrezikonit të jepnit edhe pagat. Ne ndoqëm ajo që është më e drejta. Unifikuam tarifat, duke targetuar vetëm të varfrit, dhe ata po marrin sot kompensim nga shteti. Çmimi i energjisë mesatar sot me standardin e konsumit duhet të ishte  9.78 lekë/kw për familjarin. Ka qenë një hile e luajtur për publikun, edhe faturimi 0. Janë 300 mijë klientë që nuk faturoheshin fare dhe llogariteshin tek çmimi mesatar. Çmimi që po paguajnë qytetarët është 9.5 lekë. Për ne puna nuk ishte te numrat por tek sistemi i matjes. Çelësi i suksesit këtu është pagesa e energjisë, deklaratat populiste dimë të bëjmë të gjithë. Energjia është një nga elementët bazë të jetës. Ju për shkaqe që dihet se dështuat, e futët sistemin në kolaps. Ndoshta jo gjithçka nuk po shkon siç duhet. bënin amnisti përpara kësaj foltoreje dhe faturat qëndronin në sistem. Në këtë mënyrë ky sistem kështu falimenton" - tha Gjiknuri.

gjiknuri

Ora 12:30­ Mima: Rama e ka mendjen të bëhet lideri i Ballkanit
Deputeti demokrat Florion Mima ka akuzuar kryeministrin se nuk e ka mendjen tek problemet e njerëzve por do të bëhet lideri i madh i Ballkanit.
“Ky nuk është premtimi i PD, por i mazhorancës. Kemi pasur shumë diskutime, mbi justifikimet e dhëna nga Mninistri i Financave që kanë qënë jo të qëndrueshme. E para që nuk na lë FMN-ja. Kjo teori bie poshtë. Është argument jo i qëndreshëm.  Pse nuk e dëshuat FMN-në për dyqanin pa taksa. Argumenti i dytë është se PD e ka pasur në programin e vet edhe PD, e që nuk e ka mbajtur. Kjo është e vërtetë. Por në fund fare kemi marrë vendimin, duke u nisur edhe nga vendet e rajonit. Ju thoni se nuk keni para, por ky operacion nuk kushton asnjë lekë. Efekti në buxhet është neutral. Sot jemi vendi me energjinë më të shtrenjtë. Quajtët reformën më të thellë grumbullimin e të ardhurave pak më shumë se normalja. Energjia për biznesin sot është makthi i çdo investitori. A e dëgjuat dje kryeministrin teksa i bëri gjyqin një investitori në naftë. Nga 1.2 mld shteti ka marrë 500 milion dollarë. Edhe ky gabim i Saliut është? Gabimi i Saliut është se rriti rentën minerare, e sot marrim 500 mln dollarë. Kryeminsitri nuk e ka mendjen këtu, është i zënë si një lideri i madh i Ballkanit që i prish gjumin Europës" 




Ora 12:30­ Beqaj: Qeveria ka realizuar të gjitha angazhimet e marra
Qeveria në këto 18 muaj të qeverisjes ka përmbushur një për një angazhimet në programin e saj qeverisës, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë punimve të seancës plenare të Kuvendit, ku po diskutohet p/igji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, propozim i Partisë Demokratike.

"Projektligji propozon uljen e TVSH-së për furnizmin me energji elektrike nga 20% në 6 %, ndërsa opozita vë theksin në rëndësinë e këtij ligji, duke marrë parasysh situatën e rëndë, sipas saj, ekonomike të vendit. Beqaj akuzoi opozitën se e rriti çmimin e energjisë elektrike që nga viti 2006 me 40 %, por mazhoranca e djeshme, e vijoi fjalën ai, nuk e rriti çmimin e energjisë në dy vitet elektorale, konkretisht në 2007 dhe 2009. Problemet në sektorin energjitik, tha ai, janë të mbartura, të akumuluara dhe kolapsi që latë ju në verën e vitit 2013, iu drejtua ai opozitës, nuk qëndron më. Ne, theksoi Beqaj, arritëm të miratonin kredi të fuqishme që do të mbështeisn sistemin energjitik. “Donatorët u ofruan sepse kanë garanci dhe besojnë tek modeli që po aplikojmë. Kemi nxjerrë OSHEE-në nga ngërçi ku e latë ju”, deklaroi ministri Beqaj.

Ministri Beqaj tha se qeveria është e angazhuar në vendosjen e barazisë sociale dhe si rezultat i politikave të ndërmarra prej saj, sot infermierët, mjekët, mësuesit policët, marrin një pagë neto më të lartë se sa në qeverisjen e djathtë, falë taksës së ‘ndershme’ aplikuar nga qeverisja e majtë.

“U angazhuam se do të heqim taksën e sheshtë dhe se do të kthenim taksën e ndershme. Sot infemierët, mjekët, mësuesit, policët paguajnë taksa më pak”, tha Beqaj.
Duke folur për taksat, ministri Beqaj u shpreh se kishin gjetur një situatë paradoksale, ku ministri i Shëndetësisë paguante shumë më pak taksa se sa mjekët e infermierët. Ai theksoi se qeveria uli kontributin e sigurimeve shëndetësore për të vetpunësuarit me 2.4 herë si dhe përgjysmoi taksën për biznesin e vogël. Më tej, Beqaj u ndal edhe në administrimin fiskal, proces ky i atakuar nga opozita gjatë punimeve të seancës së sotme. Sipas ministrit Beqaj, falë mirëadministrimit fiskal që po bëhet është arritur që të ketë jo vetëm ë hsumë të ardhura në buxhet, por bnë treg sot ofrohet shumë më tepër ligjshmëri dhe barazi. “Janë zbatuar një për për një angazhimet e programit qeverisës. Shqiptarët e meritojnë dhe së dyti ne jemi të vendosur të rivendosim paqen dhe barazinë sociale”, deklaroi Beqaj.
 
Ora 12:15 Berisha: Të ulim TVSH-në për energjinë ose të kthejmë fashën mbrojtëse
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët e Kuvendit duhet të miratojnë uljen e TVSH-së së energjisë në 6 %, në të kundërt tha ai duhet të rikthehet fasha mbrojtëse për çmimin e energjisë elektrike, duke u hequr kështu çmimi i mesatarizuar që miratoi mazhoranca.
 
“Pse kërkojmë uljen e TVSH-së? Sepse kryetari juaj bëri fushatë me ty duke kërkuar vota se do heqë TVSH e energjisë, as nuk skuqet nga gënjeshtra. Të kthejmë fashën t’i mbrojmë njerëzit, por është bërë i papërballueshëm çmimi i energjisë dhe i them shqiptarëve se do rritet edhe më tej dhe këtu do jemi. Ne me rrogat që e marrim si deputetë e përballojmë, po ata që marrin rrogë 10 herë më pak se ne ata do shkojnë në qeli. Ndaj dhe ju ftoj siç votuat për rritjet e rroga tuaja, votoni edhe për të varfrit e Shqipërisë, të heqim TVSH ose të kthejmë fashën, mbrojtjen me 300 kilovat. Jam në favor të pagesës së energjisë, por është i paimagjinueshme veprimi më stalinist, ligji juaj për të prekur shtëpinë qytetarit për energjinë. I keni vënë kazmën shtëpisë me një ligj që përveç imagjinata e sëmurë e njeriut që ka dëshirë të shfrenuar të burgosë të tjerët mund t’i lejojë vetes një gjë të tillë”, u shpreh deputeti demokrat Sali Berisha.

Replikon Braçe: E turpshme, deputetëve nuk iu rrit paga
Është fare e paturpshme të thuash që janë rritur rrogat e deputetëve nuk është rritur asnjë rrogë. Eshtë gënjeshtër e pacipë ajo që dëgjuat këtu pak më parë.

brace

Berisha: Amnistri per debitoret e energjise, te behet nje fillim i ri
Ish-kryeministri bëri një tjetër propozim, kur foli për një amnisti të përgjithshme të të gjithë debitorëve të energjisë.
 
“Është jetike një amnisti për ata që kanë prapambetje në këtë fushë. Të bëhet një fillim i ri dhe qeveria të garantojë pagesën për të gjithë ata që skano mundësi të paguajnë mbi bazën e përllogaritjeve të sakta. Të tjerët të paguajnë pa asnjë mëdyshje. Por siç e keni nis ju doni politikë policeske”, tha Berisha.

Deputeti Berisha e quajti dështim të qeverisë marrëveshjen e arritur me kompaninë çeke të shpërndarjes së energjisë CEZ-Group. Sipas tij,  ish-mazhoranca e djathtë e kishte thuajse të fituar çështjen në arbitrazh, por qeveria Rama, tha Berisha, zgjodhi t’i dhurojë CEZ-it 100 milionë euro.
 

“Dy vitet që shkuan me këtë qeverisje janë vitet e dështimeve më të mëdha në të gjitha fushat, veçanërisht në energji. Shndërrimi i energjisë në mjet terrori ndaj qytetarëve ka në origjinë vetëm korrupsionin, aferën midis Ramës dhe CEZ që erdhi në Shqipëri falimentoi në Shqipëri dhe u përzu nga Shqipëria në përputhje me rregullat ndërkombëtare pas falimentimit. Këta zotëri për interesa të Ramës bënë një marrëveshje të fshehtë në kurriz të çdo qytetari shqiptar ndërkohë që qeveria e PD dhe në atë kohë dhe e LSI bëri dokumentet për të fituar arbitrazhin mbasi sipas auditit më serioz ndërkombëtar CEZ kishte pranuar vetë detyrimit 620 milionë euro në Tatime, në Dogana, në KESH dhe me OST-në. Ndërkohë që ecnim drejt arbitrazhit, Edi Rama tërhiqet e shkelmon interesat shqiptare i dhuronin CEZ-it detyrimet por edhe 100 milionë të tjera para xhepi. Pas kësaj filloi fushata e paparë e përdorimit të energjisë si mjet dhune e terrori, ku zgjedhës e votues tuaj varën veten në shtëpitë e tyre në qelitë e burgjeve”, tha Berisha.

sali berisha
Një tjetër dështim i qeverisë Rama, sipas ish-kryeministri Berisha është fakti që për dy vite në pushtet nuk kanë firmosur asnjë kontratë në fushën e energjisë.
 
“Qeveria e mëparshme ja doli të firmosë 420 hidrocentrale u ndërtuan ndër to i ashtës, një kryevepër e teknologjisë. Kemi 2 vjet nuk keni firmosur një kontratë, nuk keni firmosur një projekt, vetëm keni përzënë, që s’u keni treguar shqiptarëve qoftë edhe një projekt të vetëm në fushën e energjisë, ky është dështim. Derdhni këtu lumenj mashtrimesh, qoftë dhe 1 milionë euro të investuara nga kontrata të firmosura prej jush në energjetikë”, u shpreh deputeti demokrat.



Ora 11:30 Ruli: Qeveri iluzioniste, nuk e hipnotizoni dot popullin
Deputeti i Partisë Demokratike Genc Ruli foli për një situatë të vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Por se sipas tij, mazhoranca beson se do të mund të hipnotizojë qytetarët për të besuar të kundërtën.
 
“Vetëm ju mund të keni vërtetë kurajën që të besoni që talenti prej iluzionisti që ju keni do të krijojë edhe gjendjen e hipnozës kolektive. Kjo politikë magjepsëse nëpërmjet artit iluzionist nuk mund të vazhdojë gjatë prandaj ju duhet të keni vetëm dy alternativa, ose të merrni paketa emergjente të ndërhyrjes në ekonomi ose dëgjoni propozimin e Kokëdhimës për të legalizuar prodhimin dhe përdorimin e hashashit që të paktën njerëzit të flejnë nën avujt e kanabisit dhe të besojnë akoma më gjatë këto iluzione që ju po i ushqeni”, u shpreh Ruli.

 
ruli

Ora 11:15
 Energjia, Bushati: Propozimi i PD dashakeqës për fushatë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati tha se propozimi i opozitës për të ulur TVSH-në energjisë elektrike qëndron jashtë kontekstit, sepse tashmë sipas tij, sektori i energjisë nuk konsiderohet më si një “peshë e varur në qafën e ekonomisë, por si një sektor që mund ta çojë para atë”.
 
“Është dashakeqëse kjo fushatë me prapavijë politike e PD kundër një sektori që po ecën shumë mirë. Duhet të pranoni se ka ndërgjegjësim për faturat elektrike, dyfishimi i arkëtimeve. Në 3 muaj mblodhëm saç ju mblidhnit në 6 muaj”, tha Bushati.
 
bushati

Duke argumentuar se përse tre vjet më parë socialistët propozuan uljen e TVSH-së për energjinë, Bushati tha se ndryshe nga qeveria e mëparshme, tashmë çmimi i energjisë i përafrohet kostos. “Ne nuk luajmë me kostot”, tha ai.
 
Deputeti Ervin Bushati shtoi se tashmë qeveria ka bërë skema që familjet të marrin lekë për kompensim. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare