Berisha:Unë përfaqësoj qytetarët
e përmbytur, mos vidhni fondet

Berisha:Unë përfaqësoj qytetarët<br />e përmbytur, mos vidhni fondet<br>
Gjatë seancës së sotme plenare ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për banorët që janë përmbytur nga lumi Vjosa në Vlorë dhe Fier.

Berisha akuzoj mazhorancën duke thënë se emergjenca civile nuk po shpallet për faktin se këtu fonde do vidhen nga qeveria.

Fjala e plotë:

Ju duhet të vizitoni banorët e përmbytur e jo të qëndroni këtu në parlament. Përgëzoj të gjithë ata që ndihmuan banorët e përmbytur, emergjencat civile dhe Forcat e Armatosura.Ata i ka përmbytur Vjosa, e duhet ti shpërblej shteti ju e lejuat të ndërtonin shtëpitë.

Shpallni gjendjen e jashtëzakonshme mos vidhni fondet që u përkasin banorëve të përmbytur. Ju jeni të transfiguruar për vjedhjen më të paskrupull kur njerëzit vuajnë për bukën e gojës, lumi u mori gjithçka.

Sot në vend të diskutojmë se si do të zgjidhet problemi i përmbytjes ju nuk keni asnjë interes për qytetarët. Kush i përmbyti qytetarët?
Nuk pastruat kanalet siç i pastrova unë në vitin 2015.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato