Berisha uron Rininë:
Përcaktoni fitoren e 2013

Berisha uron Rininë: <br />Përcaktoni fitoren e 2013
TIRANE- Nga Franca ku po ndjek punimet e Kongresit të XX të Partive Popullore Europiane, kryeministri Berisha kryeministri Berisha përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë.

Kryeministri përshëndeti të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, si forca më kryesore e demokracisë së vendit, që 21 vjet më parë, së bashku me punonjës, qytetarë e intelektualët e kryeqytetit, gjunjëzuan në një kohë të shkurtër diktaturën më të egër në Europë.

"Ju përcaktuat fitoren e qendrës të djathtë në vitin 2009, përcaktuat fitoren e parimeve të lëvizjes së dhjetorit në vitin 2011. Kam bindjen më të plotë se me energjinë, mençurinë, vizionin, përkushtimin dhe idealet e larta fisnike të dhjetorit '90 do të përcaktoni fitoren më të thellë të qershorit 2013", tha Berisha, duke i'u drejtuar të rinjve shqiptarë.

Për vitin 1990 Berisha tha se "diktaturat komuniste në Europë kishin rënë njëra pas tjetrës, ndërsa Shqipëria etiketohej si Kuba e Adriatikut, por kjo jo në mendjen dhe zemrën e të rinjve shqiptarë, pasi aty kishte lëshuar shtat Shqipëria e lirë e qytetarëve të lirë, e vokacionit perëndimor, Shqipëria e integrimit".

Duke u ndalur te lëvizja studentore e vitit ’90 Berisha tha "Ata morën në dorë udhëheqjen e lëvizjes më të paprecedentë në historinë tonë kombëtare, lëvizje e cila do të përcaktonte si objektivat më madhorë, Shqipërinë e lirë europiane, çështjen kombëtare si çështje të parë, rrugën demokratike të zhvillimeve dhe shmangien e një konflikti vëllavrasës brenda vendit".

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg