Berisha: Varfëria në verilindje
dhe juglindje të Shqipërisë

Berisha: Varfëria në verilindje<br />dhe juglindje të Shqipërisë
TIRANË – Kryeministri Berisha ka kërkuar ndihmën e biznesit për të luftuar varfërinë në vend dhe për të përballuar krizën që ka prekur Europën.
Në një takim me përfaqësues të biznesit të fasonëve kryeministri Berisha ka pranuar se varfëria në Shqipëri ka prekur më së shumti verilindjen dhe juglindjen e vendit, për të cilat ka kërkuar investime nga fasonët.
“Infrastruktura e zhvilluar tashmë e bën të mundur që ju të shqyrtoni me seriozitetin më të madh, vendosjen e fabrikave tuaja edhe në zonat periferike të vendit. Sepse atje duhet të luftohet varfëria. Harta e varfërisë në Shqipëri është harta e varfërisë veri – juglindore”, deklaroi kryeministri.
Ai iu rikthye nismës “Shqipëria 1 euro” kur garantoi fasonistët se do bëhet gjithçka për të mbështetur industrinë e tyre.
“Po bëjmë gjithcka që t;ju ofrojmë hapësira me kushtet lehtësuese me një euro. Autoritetet qendore dhe ato vendore duhet të aplikojnë sa më shumë nismën “Shqipëria një euro”. Qeveria beson se, rruga më e sigurtë për të zbutur pasojat e krizës është përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve për biznesin. Vetëm biznesi mund të mbrojë Shqipërinë nga pasojat e krizës europiane”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë tha ekzekutivi do të shqyrtojë çdo propozim të fasonëve për të ndihmuar garantimine tregjeve të shitjes.
“Fasonët ndiejnë krizën e borxheve në Europë dhe në botë, por është industria që është përshtatur më mirë më këtë krizë. Ka arritur të sigurojë tregje me gjithë gravitetin e saj, dëshmi kjo e cilësisë së prodhimeve në Shqipëri”, përfundoi Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online