TIRANE- Pak ditë para dorëzimit të qeverisë tek e majta me në krye Edi Ramën kryeministri Berisha merr për PD jo vetëm Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në Tiranë por dhe Shtëpinë e Ushtarakëve në Fier.
SHQUP BRENDA 20 GUSHTIT NE DORE TE PD
Pas shumë debatesh, kryeministri në detyrë Berisha bëri sot publike vendimin e qeverisë për kalimin në përgjegjësi administrimi të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë nga Ministia e Mbrojtjes në Ministrinë e Brendshme me qëllim kthimin e saj në seli qendrore të PD-së.
Në vendim, thuhet se Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, brenda datës 20 gusht do të përfundojnë procedurat e marrjes në dorëzim të pronës dhe ministria e Brendshme duhet të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil, me subjektin politik Partia Demokratike e Shqipërisë.
Ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë dhe
botohet në “Fletoren zyrtare”.
FIER, SHTËPIA E USHTRISË, SELI PD
Në listën e vendimeve të shumta që janë ndërmarrë sot nga qeveria është dhe ajo e dhënies së Shtëpisë së Ushtarakëve në Fier për PD-në e Fierit. Edhe për këtë Ministria e Brendshme ngarkohet të lidhë kontratën e huapërdorjes si dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletore Zyrtare.
VENDIMI I QEVERISE PER SHQUP

(Foto: Vendimi i qeverise per SHQUP)

(Foto: Vendimi i qeverisë për Shtepine e Ushtrise ne Fier)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SHQUP-i një ditë pas firmës së Nishanit, Gjunkshi: Jemi kundër