Berisha: Vendi do të gazifikohet
TAP pret finalizimin e projektit

Berisha: Vendi do të gazifikohet<br />TAP  pret finalizimin e projektit
TIRANË - Një dite pas publikimit te vendimit te konsorciumit Shan Deniz 2 për përjashtimin nga gara te gazsjellësit qe kalon nga Greqia, kryeministri Sali Berisha ka saktësuar se Shqipëria ende nuk është fituese në konkursin për të sjelle gazin e Kaspikut në Europë. Në mbledhjen e qeverise ai ka deklaruar se tani gazsjellësi Transadriatik qe kalon në territorin tonë ka më shumë shanse.
“Përzgjedhja finalizohet në muajt që vjen. Ne jemi ë përgatitur për të bërë gjithcka për suksesin e këtij projekti nëse TAP përzgjidhet si më e miri”, tha kryeministri.

Kryeministri ka shpalosur edhe ambiciet e tij për mandatin 2013 -2017, në të cilin ai synon të bëjë gazifikimin e vendit.
“Ne jemi vendi i vetëm në Europë pa gaz. Do ngrihet komiteti “ Për gazifikimin e vendit”. Cilido të jetë burimi i gazit që ne do sigurojmë, do kemi projekt madhor për vitet që vijnë: Gazifikimin e Shqipërisë. Do fillohet nga puna, urojmë që të vendoset për projektin tonë TAP”, deklaroi Berisha.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane