Berisha:Vetëm veza është tani
fjala e vetme e qytetarëve me ju 

Berisha:Vetëm veza është tani<br />fjala e vetme e qytetarëve me ju 
Ish- kryeministri Berisha sot në foltoren e Kuvendit duket se ka  ironizuar përdorimin e vezëve nga studentët ndaj kryeministrit duke thënë se është e vetmja mënyrë komunikimi që tashmë ka mbetur mes qytetarëve dhe kësaj qeverie 

“Veza është bërë fjala e qytetarëve me ju. Sado të hedhin vezë mbi ju, nuk laheni dot, se në fund të fundit e ka një efekt zbardhues. Ngado që shkoni iu ndjekin vezët. Për të shpëtuar nga vezët iku dje nga kryeministria , ja mbathi.”- tha Berisha nga foltorja e Kuvendit, duke folur për protestën e studentëve.

Në fjalën e tij ish-kryeministri akuzoi qeverinë se po ushtron terror ndaj biznesit. Ai u kërkoi deputetve socialistë të mos heshtin përballë kësaj që po ndodh.

“A gjeni kund në botë të dënosh tjetrin për kuponin tatimor? Të dënosh tjetrin 10 mln lekë se nuk i korrespondojnë letrat me pllakat, i dalin pak më pak. A gjeni kund në botë një terror të tillë ndaj biznesit mo? Mirë ai, po ju si ka mundësi të heshtni në këtë mënyrë. Gjeni një dhe na thoni, po ndjekim këtë shembull. Por ndjek shembullin e Kolekës, shembullin e Enver Hoxhes, që e kënaqin vetëm hekurat, burgu për të tjerët”- deklaroi Berisha.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal