Kreu i qeverisë është pritur nga vetë 24 vjeçari Peci dhe familjarët e tij. Pas takimit në familjen e komandos së kthyer nga Afganistani, kryeministri vlerësoi misionin heroik të Aleksandrit.
"Ne jemi krenarë për djemtë tanë në Afganistan. Aleksandri kaloi një situatë të vështirë, por luftoi m heroizëm", tha Berisha.
Një ditë më parë komandon shqiptare të kthyer nga Afganistani e vizitoi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Aleksandër Peci u plagos në krye të detyrës, gjatë kryerjes së misionit në Kandahar, më 20 shkurt të këtij viti. Vetëm 4 ditë më parë ai u kthye në atdhe pas kurimit në një spital të Gjermanisë.
(aq/shqiptarja.com)
