TIRANE- Kryeministri Berisha votoi sot rreth orës orës 9:30 pranë Liceut Artistik në Tiranë. Ai bëri thirrje për qetësi dhe për të treguar vlerat qytetare.
“Bëj thirrje të shndërrojmë këtë ditë në një ditë feste mirëkuptimi ku qyëtarët tanë të shprehen lirisht dhe të tregojnë vlerat qytetare. Sa i takon incidentit kur të marr informacionin e duhur do të prononcohem pas informacionit,"- tha ai.
Pas votimit kreu i qeverisë theksoi se, “ Votova 44. Ishte një ndjenjë kënaqësie që më pushtoi e pandjerë më parë. Ftoj shqiptarët të votojnë në mënyrë masive, në mënyrë të qytetëruar. Të votojnë për alternativën që e konsiderojnë më të mirën. I siguroj se vota e tyre do të respektohet plotësisht. Këto zgjedhje janë përcaktuese për mirëqenien e tyre, punësimin e tyre dhe integrimin në BE. “Ftoj më së pari ata që votojnë për herë të parë. Ata sot firmosin me votën e tyre Shqipërinë e 4 viteve që vijnë. Falenderoj me mirënjohjen më të thellë emigrantët shqptarë që kanë ardhur nga të 4 anët e botës me një akt patriotizmi. Falenderoj të gjithë të rejat, të rinjtë, qytetarët e këtij vendi, të moshuarit, për aktin që kryejnë sot”, u shpreh Kryeministri Berisha.
“Mesazhi im është thirrja për çdo anëtar, simpatizant, mbështetës të PD, thrirrja për çdo qytetar, ta shndërrojmë këtë në një ditë feste, mirëkuptimi”, tha Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com