TIRANE- Ish-kryeministri Sali berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama për “zhdukje të rrjetit të agjentëve të policisë kriminale të vendit. Në një reagim të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha i është referuar një bisede të zhvilluar nga ministri Tahiri një ditë më parë në një emision televiziv, duke u shprehur se “Shqipëria vendi i parë në botë pa rrjetin e agjentëve të policisë”.
 
Sipas ish-kryeministrit “me këtë akt i lihet dorë e lirë krimit, si dhe shpjegohet inkurajimi i revanshit të krimit”.
 
“Në një akt të papërgjegjshëm Edi Rama pas urdhrit për shkrirjen e policisë kriminale, ka urdhëruar dhe shkrirjen e rrjetit agjenturor që bashkëpunonte me oficerët e saj në mbarë vendin. Kështu Shqipëria bëhet vendi i parë në botë pa rrjetin e vet të agjentëve të policisë kriminale dhe i lënë kështu dorë të lirë krimit. Me këtë akt të mirëfilltë antishtet të Piktorit dështak shpjegohet inkurajimi i madh i revanshit të krimit në Shqipëri dhe rënia dramatike e fuqisë zbuluese të autorëve të veprave penale nga Policia këto muajt e fundit. Këto janë shokët e krimit”, shkruan Berisha.

berisha fb per krimin

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)