Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për raportin për diskriminimin duke thënë se e pëson Shqipëria rurale. Teksa i drejtohet ministrave të mazhorancës, Berisha thotë se burrat dhe gratë e tyre marrin mijëra metra katror për të ndërtuar resorte përrallore dhe nuk i kthejnë asnjë metër katror pronarëve.
"Kur debaton për këtë temë, mendja para së gjithash të shkon tek minoritetet që jetojnë në shekuj në Shqipëri. E vërteta është që ata kanë qenë në këto 8 vite qytetarët më të diskriminuar të Europës dhe jo me ligje por me praktika diskriminuese. Shkoni pak në zonat minoritare, kontrolloni investimet nga qeveria qendrore në këto zona, zero. Është ndjekur politika e shpërfilljes totale dhe diskriminimit të tyre. Shkoni në korcë, edhe tregun jua morëm. Sot minoritetet në Shqipëri janë kryesisht fiktive për të mos thënë të paqena ndonëse jam i sigurt që për statistikë jeni të gatshëm të regjistroheni gjysma juaj si minoritar apo anëtar të pakicave, packa se jeni shkaku kryesor i kësaj dëmi të madh. A është kjo e shkëputur? Jo.
Ky regjimi i diskriminimit social si askund në Europë, këtu me ligj e vendime qeverie diskriminohen të varfrit, privohen nga shkollimi dhe arsimi. A mund të imagjinoni ju që të ngrihet mesatarja në universitete në njëe kohë kur e gjithë Shqipëria rurale është 1 pikë 1 pikë e gjysmë nën mesataren e Tiranës. Kështu i diskriminoni për faktin se janë të varfër. Të diskriminuar janë demokratët me një të rënë të lapsit u hoqën 20 mijë familje nga qarku i Kukësit nga ndihma ekonomike se nuk votojnë për qeverinë. Edhe Enver Hoxha përpiqej të bënte shpërndarje, kurse ju duke praktikuar vjedhjen, diskriminoni Shqipërinë rurale. Ju diskriminoni dhunshëm pronarët, të përndjekurit politikë.
A e dini ju se në një kohë kur burrat dhe gratë e këtyre zotërinjve që kam mbrapa marrin dhjetëra mijëra metra katror për të ndërtuar resorte turistike përrallore, nuk është kthyer asnjë metër katror pronë pronarëve. Përkundrazi është bërë ligji pothuajse për të konfiskuar pronat e tyre dhe ato paratë që i keni shpërndarë keni vënë sistemin e sekserëve dhe i merrni tëk paktën 30%. Tokat e komuniteteteve fetare grabiten dhe plackiten nga lukunia juaj në pushtet që nuk njeh kufi në vjedhje", tha Berisha.
Lajmi kryesor: