Berkuskoni nuk heq dorë:
Rikandidoj për kryeministë

Berkuskoni nuk heq dorë: <br />Rikandidoj për kryeministë
ROME - Italia nuk ka për të shpëtuar nga Silvio Berluskoni. Kavalieri ka vendosur përsëri të kandidojë për postin e kryeministrit në zgjedhjet e vitit 2013, megjithëse deklaroi më parë se tërhiqej nga politika dhe madje la edhe kreun e partisë së tij.

Sipas së përditshmes Corriere della Sera, Berluskoni e ka marrë vendimin pas një konsultimi të gjatë me krerët e partisë së tij dhe me rezultatet e sondazheve. Në fakt këto të fundit e nxjerrin partinë e tij Popullin e Lirive me një rezultat pozitiv 30% nëse Berluskoni kandidon në krye të listës. Rezultatet e të njëjtës parti, pa Berluskonin në garë, do të jenë vetëm 10% sipas sondazheve.

“Një zgjedhje që nuk do të kisha dashur ta bëja, por drejt së cilës po më shtyjnë rezultatet e sondazheve, qindra letra dhe mesazhe të elektoratit të moderuar”, tha vetë Berluskoni.

Në kuadrin e rikandidimit, do të vijë edhe ndryshimi i emrit të partisë që pritet të jetë origjinali me të cili hyri në politikë, Forca Italia.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën