Ndonëse kanë kaluar disa muaj nga sulmi në Berlin ku terroristi Anri Amri shtypi me një kamion 12 persona dhe plagosi 48 të tjerë, mediat gjermane vijonë të publikojnë detaje të tjera të cilat lidhen me autorin i cili u vra nga policia në Itali.
Të përditshmet e cituara edhe nga mediat e Kosovës shkruajnë se pistoleta e cila iu gjet agresorit ishte e blerë nga një shqiptar.
Siç raporton gazeta “Sontag Zeitung”, pistoleta e vogël e markës “Erma EP 552”, që ishte prodhim i një fabrike në Gjermani, ishte blerë nga një zviceran, kontrabandist armësh.
Kjo kishte ndodhur në vitin 1992, shkruan gazeta duke e cituar kontrabandistin në fjalë, të cilin e interviston me emër fiktiv.
Në rrëfimin e tij kontrabandisti është shprehur se ia kishte shitur armën një shqiptari të Kosovës, i cili ishte e pjesë e UÇK-së dhe një person i apasionuar pas armëve. Inicialet e shqiptarit i ka deklaruar si J.P., i cili është zbuluar nga media dhe ka pranuar blerjen e armës në Zvicër nga personi i përmendur më sipër. J. P. pas luftës kishte shkuar të jetonte në SHBA dhe është shprehur i habitur që arma e tij është përdorur në një sulm terrorist pasi atë armë ai ua kishte dërguar të afërmve në Kosovë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com