BERLIN – Gjermania riafirmon përgjegjësinë për Holokaustin pas deklaratave të Netanyahut


BERLIN, 21 tetor /ATSH-AFP/ - Berlini riafirmoi sot përgjegjësinë e qenësishme të Gjermanisë për Holokaustin, pas deklaratave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas të cilit kishte qënë myftiu i Jeruzalemit i asaj kohe që i kishte dhënë idenë Hitlerit për shfarosjen e hebrenjve të Evropës.
"Dua të shprehem në emër të qeverisë se ne gjermanët e njohim mjaft mirë historinë e çmendurisë vdekjeprurëse raciste të nacionalsocialistëve që, me Holokaustin, çoi në një ndërprerje të civilizimit", deklaroi Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares Angela Merkel.
"Nuk e shoh për asnjë lloj arsye ndryshimin në atë që përfaqëson vizioni i historisë. Ne jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia gjermane për këtë krim kundër njerëzimit është e qenësishëm", shtoi ai duke refuzuar çdo lloj komenti të drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Netanyahut.
Në një fjalim të mbajtur një ditë më parë para Kongresit sionist në Jeruzalem, Netanyahu iu referua një takimi, në nëntorin e 1941 në Gjermani, midis Adolf Hitlerit dhe Myftiut të Madh të Jerusalemit, Haj Amin al-Husseini, drejtues i lartë i besimit mysliman në Palestinë, në atë kohë nën mandatin britanik.
"Hitleri në atë periudhë nuk dëshironte shfarosjen e hebrenjve, por dëbimin e tyre. Ndërsa Haj Amin al-Husseini ka shkuar të takohet me Hitlerin duke i thënë se, nëse ju i dëboni, ata do të vijnë të gjithë këtu në Palestinë", u shpreh Netanyahu.
"Atëherë çfarë duhet të bëj?", e pyeti Hitleri.
"Myftiu iu përgjigj 'digjini", deklaroi Netanyahu.
Husseini, refugjat në Gjermani në 1941, i kishte kërkuar Hitlerit mbështetjen e tij për pavarësinë e Palestinës dhe të vendeve arabe dhe pengimin e krijimit të një vatre hebreje. Shteti i Izraelit u shpall në vitin 1948./
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit