Berlin, Merkel:E neveritshme
nëse refugjati është përgjegjës

Berlin, Merkel:E neveritshme<br />nëse refugjati është përgjegjës
“Dyshojmë se ishte një sulm terrorist” kështu u shpreh kancelarja Merkel në një konferencë për mediat një ditë pas ngjarjes së mbrëmshme që tronditi Berlinin. 

Ajo e përshkroi sulmin si një "vepër të tmerrshme", duke shtuar se shumë nga të plagosurit janë duke luftuar për jetën dhe shprehu besimin se hetimet  do të vijojne. 

Pas takimit me kabinetin, Merkel do të vizitojë tregun e Krishtlindjeve ku humbën jetën 12 persona e u plagosën 48 të tjerë.

Kancelarja e cila bëri thirrje për bashkim edhe një herë konfirmoi se një ngjarje e tillë nuk e ndyshon sjelljen e Gjermanisë për të gjithë ata që kanë nevojë.

“Thuhet se atentatori është një refugjat që ka kërkuar azil.  Kjo do të jetë e papranueshme dhe e neveritshme për shumë gjermanë të cilët ia kanë kushtuar jetën ditë pas dite për të ndihmuar refugjatët. Ne nuk duam të jetojmë me frikë. E dimë se personi që sulmoi kish kërkuar azil në vendin tonë por do të vijojmë të mbështesim personat që duan të integrohen në vendin tonë” u shpreh kancelarja e cila  shpesh here akuzohet per politikën e dyerve të hapura ndaj refugjateve.

“Edhe pse është e vështirë ne do të gjejmë forcën për të vijuar jetën tonë  sepse duam të jetojmë së bashku të lirë dhe të hapur” e përfundoi fjalën e saj kancelarja.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023