BERLIN - Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se kishte mbështetur zgjatjen katërmujore të një programi ndërkombëtar ndihme për Greqinë dhe se më në fund qeveria e re e kryeministrit grek Tsipras i ishte rikthyer realitetit.

"Qeveria greke e Aleksis Tsipras iu rikthye dalëngadalë realitetit", deklaroi Merkel gjatë një takimi me deputetët e CDU-së dhe CSU-së.

Ministrat e Financave të eurozonës ranë dakord sot për vazhdimin e programit të asistencës për Greqinë mbi bazën e një plani reformash propozuar nga Athina.

Lista e reformave të Greqisë u gjykua e mjaftueshme për krijimin e një pike nisjeje.

Një vazhdim i ndihmës për programin grek mund t'i nënshtrohet votimit të parlamenteve të vendeve të eurozonës që e parashikojnë këtë procedurë, sidomos Gjermania./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)