Berlin, nis marshim për  Alepon,
do të zgjasë 3 muaj e gjysmë

Berlin, nis marshim për  Alepon,<br />do të zgjasë 3 muaj e gjysmë
Qindra aktivistë në Berlin, kanë nisur një marrshim  i cili do të zgjasë tre muaj e gjysmë dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për krizën humanitare në Alepo.
 
"Edhe pse është Krishtlindje dhe është bukur t'i kalosh festat me familjen, jam këtu për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për krizën humanitare në Alepo. Njerëzit duhet ta dinë se me çfarë vështirësish të mëdha po përballen banorët e Alepos", është shprehur Casper, një prej pjesëmarrësve në marrshim.
 
Marshimi ka marrë emrin "Marshimi Civil për Alepon" dhe sipas organizatorëve do të kalojë në Republikën Çeke, Slloveni,  Austri, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Turqi.
 
Anna Albotm, një gazetare dhe blogere, e cila është edhe një prej organizatorëve të këtij marshimi është shprehur se pjesëmarrësit janë lajmëruar se do tu duhet të flenë jashtë dhe se do të mbështeten te donacionet e njerëzve për ushqim.
 
Pjesëmarrësit në këtë marrshim nuk pritet të ecin gjatë gjithë rrugës dhe sipas organizatorëve, pritet që numri i njerëzve të rritet gjatë rrugës për në Siri.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023