Berlin, Obama takim me liderët
europian, në fokus lidhja me Rusinë

Berlin, Obama takim me liderët<br />europian, në fokus lidhja me Rusinë
Pas vizitës në Athinë,presidenti Obama u drejtua drejt Berlinit ku u prit nga kancelarja Angela Merkel.

Në takimin me liderët europian priten të diskutohen sanksionet ndaj Rusisë të vendosura për ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë. Mediat citojnë se sanksione të reja mund të vendosen ndaj Kremlinit për bombardimet në Siri.

Në mbledhje kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet jo vetëm me Merkel por edhe me  presidentin francez Hollande,kryeministrin italian Renzi, kryeministren Theresa May.

Obama pritet të qetësojë zërat në Europë të cilët shprehen të shqetësuar për zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA i cili ka bërë deklarata të forta ndaj Aleancës Transatlantike dhe është shprehur pro Rusisë.

Presidenti në ikje ndodhet në Europë, si pjesë e turit të fundit si kreu i Shtëpisë së Bardhë pasi në 20 janar Donald Trump vjen në pushtet.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm