Bisedimet mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Berlin sapo kanë përfunduar. Këtë e bëri të ditur zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, cituar nga mediat ndërkombëtare.
Ndërkohë axhenda e takimeve nuk përfundon me bisedimet në Kancelarinë Federale Gjermane. Negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë ftuar në darkën e mbrëmjes në Berlin me liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i qeverisë gjermane. Në Berlin, si mysafirë të kancelarit Friedrich Merz, priten liderët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Danimarkës, Finlandës, Polonisë, Norvegjisë, Holandës dhe Suedisë, si dhe presidentët e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Përfundon raundi i dytë i bisedimeve për paqen! SHBA kërkon që Ukraina të 'lëshojë' Donbasin, Zelensky heq dorë nga anëtarësimi në NATO










