Berlin, Rama: BE një frymëzim
Merkel: Integrimi do varet nga ju

Berlin, Rama: BE një frymëzim<br />Merkel: Integrimi do varet nga ju
BERLIN - Kancelarja gjemrane Angela Merkel, kreu i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso dhe kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët dhe me kryeminstrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor kanë dalë në konferencë për shtyp.

Duke falenderuar kancelaren Merkel për këtë iniciativë, kryeministri Rama i cili foli në emër të kryeministrave të rajonit tha se është më mirë të punojmë se bashku se të kemi ndasi. Rama theksoi se kjo konferencë është shpresa për një të ardhme më të mirë.

Rama u shpreh se ky takim vjen në një vit të shënuar, ku Ballkani për herë të parë është në paqe. Ai theksoi gjithashtu se pavarësisht skepticizmit të disa vendeve, Ballkani vijon ta shohë Bashkimin Evropian si frymëzim për një të ardhme më të mirë.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Konferencën për Ballkanin në Berlin‏
 
“Sot jemi në një këtë çast historik, që na mblodhi në emër të shpresës për një të ardhme më të mirë. Ky ka qenë një moment i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor se po të kthejmë kohën pas në luftën që nisi 100 vjet më parë, duhet të ndalojmë për 1 moment e të reflektojmë se përse ky takim është i rëndësishëm. Këtu vlerësohet roli i Evropës për rolin e paqes dhe askush nuk meriton më shumë meritë se kancelarja Merkel. Në emër të gjithë Ballkanit Perëndimor vlerësoj përpjekjet e Kancelares për përmirësim të situatës dhe për brezat e ardhshëm. Jam dakord që ky takim të bëhet rregullisht, ndërkohë që në vendet tona vijojmë hapat për bashkimin e suksesshëm të demokracisë. Jemi të vetëdijshëm se në vende të ndryshme ka zhgënjim për BE por ne e shohim jo vetëm si sukses por edhe si frymëzim dhe madje duke ndërmarrë hapat e nevojshëm. Na u desh të bënim përparim për të treguar fuqinë e Evropës si fuqi frymëzuese. Mbetet ende rrugë e qartë për të bërë, ndërsa afrohej 100 vjetori i fillimit të Luftës së Parë, nuk kishte për herë të parë luftë. Anembanë botës shohim konfliktet që lindin nga pikëpamje të ndryshme dhe rrokin shpatat e kundër njëri-tjetrit. Është më mirë të punojmë se bashku se të kemi ndasi. Evropa mund të veprojë si një far ndriçues për Evropën”, ka thënë Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se vendet e rajonit janë të vetëdijshme se ka ende punë për tu bërë që BE të na shikojë si aleatë të besueshëm. Megjithatë  theksoi Rama ashtu siç mund Evropa të na ndihmojë edhe ne mund të ndihmojmë Evropën.

Në këtë kuadër, kryeministri shqiptar theksoi se vendet e rajonit mund të ofrojnë shumë për Evropën, që do të sjellin të mira të ndërsjellta.
 
“Ne përmballemi me sfidat për mbrojtjet e kësaj vlere nga kërcënimet në derë të Evropës. Jemi të vetëdijshëm se duhet të veprojmë për të krijuar ndryshimet e nevojshme që BE të na shohë si aleat e partnerë të besueshëm, nga institucione ekonomike e politike të cilat mund të besohen me kusht që ju ashtu si edhe ne të tregohemi të gatshëm. Megjithatë ashtu siç mund Evropa të na ndihmojë edhe ne mund të ndihmojmë Evropën. Ne jemi një rajon që e ka të qartë të ardhmen e vetë. Ajo që shpresojmë se kemi qenë në gjendje të bëjmë, nuk është një marrëdhënie ku ne kërkojmë dhe BE thotë po, por një marrëdhënie ku ne mund të ofrojmë shumë. E dimë se mund të bëjmë më shumë në infrastrukturë. Shqipëria ka qarkulluar një dokument pune për nisma të përbashkët me vendet e rajonit. Ky dokument ka të bëjë me projeket e përbashkëta në infrastrukturë, energjitikë, mbështetje për bizneset e vogla dhe ndërmarrjet e investimet e huaja. Kjo do të na sjellë të mira të ndërsjellta dhe unë jam entuziast se kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Ne e dimë që duhen bërë ndryshime por ne e dimë që çmimi është i madh por jemi të gatshëm të punojmë pa pushim që kjo të arrihet”, deklaroi shefi i ekzekutivit shqiptar.


(Në video:Fjala e plotë e Kryeministrit Rama, kancelares Merkel dhe presidentit të KE, Barroso në Konferencë)


Rama: Harmonia fetare vlera më e madhe e Shqipërisë dhe arsyeja e vizitës së Papa Françeskut
Rama u ndal edhe tek vizita e Papa Françesktut, ku theksoi se është harmonia fetare vlera më e madhe e Shqipërisë, dhe arsyeja kryesore e ardhjes së Atit të Shenjtë në Shqipëri.

"Është pikërisht harmonia fetare një nga arsyet se pse Papa Françesku viziton Shqipërinë, në një kryeqytet evropian ku harmonia fetare është vlera më e madhe. Ne përmballemi me sfidat për mbrojtjen e kësaj vlere nga kërcënimet në derë të Evropës." u shpreh Rama

Rama: Takohem me Vuçiç më 22 tetor në Beograd
Kryeministri Rama foli edhe për takimin që ai do të zhvillojë, ku konfirmoi se ai do të mbahet më 22 tetor, ashtu siç është edhe ftesa e homologut serb. Kryeministri shtoi se janë shumë gjëra për të diskutuar me Aleksandër Vuçiç, dhe siç theksoi Rama edhe shumë potencial për zhvillim e bashkëpunim.

“Po do të vizitoj Beogradin më 22 tetor pas ftesës së bërë nga kryeministri Vuçiç. Është një hap më tej drejt së ardhmes. Kemi shumë gjëra për të diskutuar e potencial për bashkëpunim sa duhet të punojmë së bashku, por sigurisht edhe mes shqiptarëve dhe serbëve për të siguruar se nga kjo erë e re njerëzit të përfitojnë sa më shumë. Është viti i parë që jemi në paqe. Sigurisht kemi probleme që duhen zgjidhur por duhet tqë kërkojmë mundësi për t’u siguruar.” tha kryeministri shqiptar

rama ne berlin

Rama: Përgjimet? S'ka paragjykimeve mes vendeve të NATO kur bëhet fjalë për sigurinë
Të pyetur lidhur me lajmin e bërë publik nga mediat gjermane për përgjim të inteligjencës gjermane BND ndaj Shqipërisë që në 2009, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nuk ka asnjë paragjykim apo mendësi të së shkuarës kur bëhet fjalë për sigurinë të dy vendeve anatërve të NATO

“Unë dua ta nënvizoj se këtu ska vend për asnjë spekulim. Ne jemi vend anëtar i NATO dhe ndajmë vullnetin e përbashkët se nuk ka vend për asnjë paragjykim dhe mendësi të së shkuarës kur bëhet fjalë për sigurinë.” Tha Rama ndërsa i të njëjtit mendim ishte edhe vetë kancelarja gjermane e cila u shpreh se “i bashkohem fjalëve të kryeministrit sa i përket shërbimit sekret” 

Rama: Kjo konferencë prova e një bashkëpunimi të ri BE-Ballkan
Ndërkohë pyetjes nëse ku bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen, kryeministri Rama iu përgjigj se lidershipi i kancelares Merkel është prova më e qartë se konferenca e sotme është fillimi i një marrëdhënie të re Ballkan-BE dhe jo fundi i kësaj marrëdhënie.

“Unë besoj se të gjithë liderët se lidershipi i Merkel dhe shprehja kuptimplotë e shprehur sot në mënyrë të dukshme me marrjen e kësaj nisme është garancia më e sigurtë se konferenca e sotme nuk është fundi por fillimi i një marrëdhënie të re të rajonit me BE. Dhe fakti se kancelari austriak ka anunçuar se vitin e ardhshëm do të organizojë këtë konfrerncë do të thotë se ky bashkëpunim nuk do të ndalojë.” theksoi kreu i qeverisë shqiptare 

Merkel siguron: "Ballkani shpejt pjesë e BE-së, por integrimi varet nga ju"
Kancelarja gjermane ka thënë se kjo konferencë është një shtysë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE. Ajo vlerësoi progresin e bërë nga vendet e rajonit, ndërsa theksoi se krahas mbështetjes së BE është e nevojshme edhe një lidhje infrastrukturore me Ballkanin Perëndimor. 

Megjithatë Merkel, shtoi se integrimi i rajonit në BE dhe reformat duhet të ecin me ritme më të shpejta.

Fjala e Kancelares Angela Merkel sot në Konferencë‏
 
“Në Ballkan s'ka më luftime ushtarake prandaj sot kemi pritur 8 kryeministra dhe ne jemi të interesuar dhe mund të themi se në këto vende ka pasur zhvillime të shumta, dhe ka vullnet për t'u integruar në BE. Kjo shihet edhe nga pjesëmarrja e kreut të KE-së, Barrosos.  Kjo nuk është ngjarja e ditës pasi do të ketë një proces në vazhdimësi. Bëhet fjalë për zgjidhjen e probleme politike si ajo e Kosovës e Serbisë, ku janë bërë progrese, por edhe në Bosnje. Diskutimi tregoi se ne kemi folur edhe për bashkëpunimin rajonal dhe infrastrukturën në mënyrë që të bahkëpunojmë. Kemi pasur ide për të ngritur një rrjetë për bashkëpunim të rinisë. Para kësaj konference kemi zhvilluar takime dy palëshe. Kemi bërë të qartë se procesi i intergimit duhet të ecë më shpejt. Vendet e tjera kanë bërë përparime. Disa kanë marrë statusin. Ne duam ta shtyjmë por kjo është në dorën e vendeve të rajonit. Jemi të vetëdijshëm se njerëzit kanë pritshmëri sa i përket aspektit ekonomik”, tha kancelarja Merkel.

merkel

Ndërsa e pyetur lidhur me krizën në Ukrainë, Merkel tha se Bashkimi Evropian do të shtojë sanksionet e mëtejshme ndaj rusisë nëse situata përshkallëzohet. Merkel tha se ka dijeni për prezencë të trupave ruse në Ukrainë, por se situata së fundmi është rënduar.

“Sa i përket Ukrainës ne kemi thënë se ka prezencë të ushtarëve rusë në Ukrainë. Ne po merremi dhe e kemi bërë të qartë se nëse situata do të përshkallëzohet ne do të vendosim sanksione të mëtejshme. Unë po e them se kjo është disktuar edhe më herët por se situata është rënduar edhe më shumë.” u shpreh kancelarja Merkel 

Barroso: Duam t’i shohim vendet e rajonit pjesë e BE-së, kujdes gjyqtarët
Kreu i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso iu ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të punojnë më shumë, pasi Bruskeli do që t'i shohë pjesë e BE-së.   

Fjala e Presidentit të Komisionit Europian JoseManuel Barroso në Konferencën e Ballkanit‏
 
“Objektivi ynë i përbashkët është i qartë. Duam t’i shohim vendet e rajonit pjesë e BE-së. Ky është objektivi ynë. Anëtarësimi i vendeve të rajonit është i mundur. Unë isha edhe në Shqipëri dhe e kam parë drejtpërdrejte se sa e rëndësishme është aspirata evropiane për ata qytetarë. Një proces mbi kërkesa të qarta anëtarësimi është ai proces që mund të sigurojë që miqtë tanë të përgatiten për anëtarësim. Progresi është i prekshëm, ashtu siç tregoi anëtarësimi i Kroacisë por edhe hapat e treguar nga Serbia, Shqipëria e Kosova. KE i mbështet progresin e mëtejshëm këtyre vendeve, por anëtarësimi dhe progresi mbetet në dorë të tyre”,ka thënë Barroso në konferencën për shtyp.
 
I pari i Komisionit Europian tha se është e nevojshme që vendet e rajonit të kenë një bashkëpunim të fortë mes tyre, si dhe një rritje të investimeve evropiane në këto vende përpara anëtarësimit. Ndërsa falenderoi kryeministrin Rama për frymën e bashkëpunimit në rajon, ai tha se duhet të ketë një bashkë duhen trajnuar edhe gjykatësit.

“Bashkëpunimi rajonal që ne përqëndrohemi sot është theklbësor e jo luks. Politiksht do të krijojnë satabilitet, praktikisht do të krijojnë kushte për rritje ekonomike. Kjo është diçka që po kuptohet gjithnjë e më tepër. Sot ka shumë hallka që mungojnë sa i përket rrjeteve rrugore, hekurudhore e energjitike. Ka nevojë që vendet e rajonit të kenë një bashkëpunim të fortë mes tyre, si dhe një rritje të investimeve evropiane në këto vende përpara anëtarësimit. Kështu nuk duhet të ketë vetëm grante por edhe investime. Ky është një hap konkret që t’i afrojmë sa më shumë këto vende me njëri tjetrin. Veç infrastrukturës duam të lidhim njerëz, veçanërsiht të rinjtë. Po ashtu duhen trajnuar edhe gjykatësit. Vlerësoj Ramën që është angazhuar për ta çuar më tej këtë frymë bashkëpunimi. 12 miliardë eurosh parashikuar deri në 2020. Nuk janë vetëm qëllime të mira. Edhe fakti që ne i kemi mbajtur këto investime edhe në kohë krize është shenjë e vlerësimit të BE për rajonin”, tha Barroso.

barroso



A1 Report zbardh deklaratën e përbashkët të Samitit të Berlinit
A1 Report ka arritur të zbardhë deklaratën e përbashkët të Samitit të Berlinit. Sipas asaj që thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp, është rënë dakord që ky samit të zhvillohet çdo vit për katër vitet e ardhshme. 

Kështu takimi vitin tjetër do të zhvillohet në Austri ndërsa 2 vite më pas do të mbahet në Francë. 

Në deklaratë vlerësohet progresi i bërë nga vendet e rajonit, duke theksuar se rajoni i Ballkanit ka krijuar stabilitet. Kështu është vlerësuar marrëdhënia e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit të Ballkanit. 

Ndërkohë që nënvizohet se politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian, do të luajë një rol thelbësor për këto vendet e Ballkanit.  Ja deklarata e përbashkët

 

JA ÇFARË U DISKTUA NË SAMIT



Hapet Samiti, Merkel: Korrupsioni mbetet problemi më madhor
Çelet Samiti për Ballkanin Perëndimor në Berlin nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel. Samiti zhvillohet në sallën e mbledhjeve të qeverisë gjermane me dyer të mbyllura, ndërsa të pranishëm janë kryeministrat e Ballkanit perëndimor si dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Gjithashtu i pranishëm në këtë samit është edhe Kryeministri austriak Michael Spindelegger.
 
Në fjalën e saj hapëse, kancelaria Merkel, teksa falënderoi pjesëmarrësit për pranimin e ftesës, theksoi se "nevojitet një intensifikim i marrëdhënieve mes vendeve tona, pasi shumë gjëra mund të bëhen bashkarisht".
 
"Ka shumë gjëra që mund të bëhen bashkarisht. Nevojitet intensifikim i marreëdhënieve mes vendeve tona. Në këtë vit është 100 vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore, dhe 75 vjetori i mbarimit të Luftës së Dytë. Po ashtu ky vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Sot Ballkani është në paqe." tha Merkel

Kancelarja Merkel gjithashtu u është drejtuar me një mesazh të gjitha vendeve pjesëmarrëse në samit se korrupsioni mbetet problemi më madhor dhe vetë qytetarët e këtyre vendeve janë të mërzitur, dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.

Sipas Merkel çdo vend ka mundësi për t’u anëtarësuar në BE por se kjo do të varet nga implementimi i reformave të kërkuara nga vendet anëtare të familjes evropiane. Në këtë drejtim kancelarja gjermane u shpreh se keqmenaxhimi, krimi i organizuar dhe ekonomia informale mbeten problemet e vazhdueshme për të gjitha vendet e rajonit. 

“Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, krimi i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve. Prandaj çdo vend, duhet të krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës. Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë përmes reformave vendimtare strukturore. Një gjë është e qartë: "Të gjithë kanë shansin për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian." theksoi Merkel

Po ashtu, kancelarja Merkel u shpreh se rëndësi për vendet e rajonit është "të mos i perceptojnë kriteret e pranimit në BE si barrierë, apo pengesë, por si nxitje për të punuar me të vërtetë me sukses për qytetarët e tyre."

Ndër të tjera siç raporton gazetarja e A1 Report e cila ndodhet në Berlin, Joniada Koçi, faza e dytë e diskutimeve gjatë këtij samiti ka të bëjë me bashkëpunimin ekonomik. Siç raporton gazetarja Koçi, vendet e rajonit e kanë shumë të vështirë të arrijnë procesin e integrimit evropian pa përkrahjen ekonomike të BE-së.

barroso rama me logo

Barroso: Forcim sundimit të ligjit, vendet e rajoni shumë pranë BE
Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij Kreu i KE-së Barroso, theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë pranë BE-së, por nevojitet një forcim i sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ai vlerësoi progresin e bërë nga vendet e rajonit, ndërsa shtoi se është i nevojshëm një bashkëpunim rajonal.

Në këtë kuadër, kreu i Komisionit Evropian, nënvizoi se projektet në fushën e bashkëpunimit energjitik dhe ndërlidhjes rrugore, janë tejet jetësore për Ballkanin. 

Pas zhvillimit të Samitit të Berlinit, në orën 17:30, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp përpara gazetarëve, ku pritet të flasin kancelaria gjermane Angela Merkel si dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili do të flasë në emër të Ballkanit.

Më herët kryeministri Rama, përmes Twitter, ka njoftuar se është takuar me Ministrat e Ekonomisë së Austrisë, Gjermanisë dhe rajonit, ku thekson se çdo palë që merr pjesë në konferencë ka vlerësuar dokumentin e paraqitur nga vendi ynë


(Në video: Momentet e mbërritjes së kryeministrit Rama në Samitin në Berlin dhe takimi me Merkel)

RAMA
(Në foto: Kancelarja Merkel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor)

Merkel: Qytetarët tuaj janë mërzitur nga korrupsioni!
Ndërkohë kancelaria gjermane Merkel iu drejtua me një mesazh vendeve pjesëmarrëse në Konferencën për Ballkanin Perëndimor lidhur me problemet me të cilat përballen shtetet e rajonit. Merkel theksoi se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.

Sipas Merkel keqmenaxhimi, krimi i organizuar dhe ekonomia informale është një problem i vazhdueshëm në të gjitha vendet e rajonit. Në këtë mënyrë, Merkel nënvizoi se çdo vend duhet të krijojë premisat për integrim, pasi çdo vend e ka mundësinë e integrimit evropian
 
“Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, krimi i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve. Prandaj çdo vend, duhet të krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës. Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë përmes reformave vendimtare strukturore. Një gjë është e qartë: "Të gjithë kanë shansin për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian." theksoi Merkel
 
Merkel u shpreh se është e rëndësishme që vendeve të rajonit  t'u përcillet mesazhi, që ata "të mos i perceptojnë kriteret e pranimit në BE si barrierë, apo pengesë, por si nxitje për të punuar me të vërtetë me sukses për qytetarët e tyre."
 
Në këtë mënyrë, kancelaria gjermane ka përsëritur kërkesat e samitit të Dubrovnikut, i cili u mbajt në korrik. Aty kryetarja e qeverisë gjermane u premtoi vendeve të Ballkanit mbështetjen e saj për t'u pranuar në BE, por kërkoi edhe reforma në sistemin juridik dhe administrativ.
rama merkel me logo

(VIDEO: Merkel takim në Berlin me kryeministrat e Ballkanit perëndimor)
— Edi Rama (@ediramaal) August 28, 2014

Ahmetaj: TAP i rëndësishëm ul varësinë e rajonit nga gazin rus
Ndërsa ka nisur sesioni i dytë i Konferencës Ballkanike për politikën e jashtme, ministri i Ekonomisë, Ahmetaj në një lidhje telefonike për A1 Report ka dhënë edhe detaje nga sesioni i mbyllur, ai për ekonominë.

Ahmetaj ka treguar se gjatë takimit të ministrave të 7 vendeve të rajonit me atë Gjermanisë dhe Austrisë është diskutuar për çështjen energjisë dhe infrastrukturës. Sipas ministrit të Ekonomisë Dokumenti i paraqitur nga Shqipëria është konsideruar shumë i mirë dhe se vendi ynë është konsideruar si promotor për zhvillimin ekonomik.

Gjatë sesionit të parë është diktuar për rëndësinë e TAP në aspektin e afrimit të gazit dhe uljen e varësisë së rajonit me gazin rus. Dhe u fol për një hapje gazi në Shqipëri apo Greqi. Rëndësinë e TAP në aspektin e afrimit të gazit dhe uljen e varësisë së rajonit me gazin rus. Dhe u fol për një hapje gazi në Shqipëri apo Greqi.
 
“Çështjet që u diskutuan ka të bëjë me energjinë, infrastrukturën. Besoj se është pikë kthese që Gjermania por dhe BE do të ketë të tregut të Ballkanit Perëndimor. Panel i parë ai ekonomik ka të bëjë me energjinë, infrastrukturën, interkonjeksionin e sistemeve të vendeve të ndryshme të Ballkanit e më pas me BE-në. Rëndësinë e TAP në aspektin e afrimit të gazit dhe uljen e varësisë së rajonit me gazin rus. Dhe u fol për një hapje gazi në Shqipëri apo Greqi. Si dhe gazsjellësin “JAP” për të krijuar atë që quhet unaza e gazifikimit. Dokumenti i paraqitur nga Shqipëria është konsideruar shumë i mirë. Dhe i ka të gjitha mundësitë për t’u kthyer në një bazë të diskutimit si me BE apo drejtpërdrejt me Gjermaninë. Ky samit është pikë kthese si në aspektin ekonomik dhe atë të integrimit. Shqipëria konsiderohet një vend promotor për zhvillimin ekonomik. Konsiderohet si një vend me zhvillim të lartë ekonomik. Unë besoj se Gjermania si promotor do të bëjë punën e vet për të garantuar financime.”-tha në lidhje telefonike ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?