Berlin,rrëfehet shqiptari që njeh 
tunizianin e kërkuar nga policia

Berlin,rrëfehet shqiptari që njeh <br />tunizianin e kërkuar nga policia
Berlin- Edhe refugjatët shqiptarë mund të japin ndihmën e tyre në arrestimin e tunizianit 24 vjeçar i dyshuar si autor i sulmit në Berlin, ku humbën jetën 12 persona.

Madje njëri prej tyre së bashku me një të ri nga Iraku i janë përgjigjur gazetarëve të BBC se e njohin shumë pak të dyshuarin Anis Amri, i cili sipas tyre ka qëndruar shumë pak kohë në ndërtesën ku janë strehuar rreth 16 djem.

“Unë nuk e njoh fytyrën ,-shprehet Andi kur sheh foton e tunizianit,- por ne kemi folur me refugjatët e tjerë për këtë sulm, dhe sesi ai ka patur kontakte me xhihadistët këtu. Ndoshta është ai autor. Eshtë e tmerrshme këtu. Ne e urrenim sepse askush prej nesh këtu nuk dintë gjë për të” shton shqiptari .

Në vendin ku jetojnë refugjatët gazetarët kanë vënë re edhe grafiti kundër tyre të cilat janë bërë nga banorët vendas. Ndërsa vetë menaxheri ka pohuar se e njihte  Amri pasi vendi është aq i vogël sa të gjithë njihen. 

Ai dëshmoi se Amri kishte qëndruar shumë pak në atë qendër dhe më pas ishte zhdukur.

Policia është duke kërkuar gjithandej duke e shtrirë operacionin e kërkimit në shumë kampe refugjatësh dhe jo vetëm, por ende asnjë gjurmë për tunizanin e identifikuar si Anis Amri.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime