Berlin,shoferi polak luftë për të
shmangur tragjedinë,kërkohet autori

Berlin,shoferi polak luftë për të<br />shmangur tragjedinë,kërkohet autori
Gjermani- Duket se tragjedia në Berlin ka shumë pikëpyetje, sidomos pas konfirmimit të policisë se shoferi i kamionit që u mori jetën 12 persona është ende i lirë.

Ndërsa mediat publikojnë fakte të reja sa i përket shoferit polak Lukasz Urban i cili ka luftuar me terroristin i cili arriti t’i vidhte kamionin vdekjeprurës.

Hetuesit thonë se në trupin e 37 vjecarit babai i një fëmije  u gjetën plagë të shkaktuar nga një thikë  dhe më pas është vrarë me një armë zjarri por mendohet se dhe gjatë momentit të tragjedisë ai ishte gjallë. 

Ndoshta falë ndërhyrjes së tij kamioni nuk vijoi rrugën më tej por ndaloi në mesin e tregut të Krishtlindjve duke vrarë 12 persona e plagosur 50 të tjerë duke shmangur një tragjedi edhe më të madhe. 

Policia në fillim arrestoi një refugjat pakistanez 23 vjecar si të dyshuar kryesor i cili më pas u la i lirë për mungesë provash, ndërsa shteti islamik mori përgjegjësinë e sulmit duke thënë se masakra u realizua nga një luftëtar i saj.

Tashmë jo vetëm në Gjermani po në të gjithë Europën po kërkohen gjurmë të agresorit duke u bërë thirrje qytetetarëve të jenë të kujdesshëm pasi autori mund të jetë i armatosur.

Tregjet e krishtlindjeve në të gjithë Europën do të vijojnë të qëndrojnë të hapura por nën masa të rrepta sigurise në mënyrë që ditët e festave të shijohen ashtu sic duhet.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)