BERLIN – Steinmeier: Nuk duhet të lejojmë që kriza e migrantëve të rindezë Ballkanin

/ATSH-AA/ - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi kundër lejimit të konflikteve të reja ndërmjet vendeve të ish-Jugosllavisë për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me krizën migratore që ka goditur Evropën.
Muajt e fundit, qindra mijëra emigrantë dhe refugjatë kanë kaluar përmes Ballkanit, i përfshirë nga luftërat gjatë viteve '90 të shekullit të kaluar.
"Duhet të jemi të sigurt se lëvizja e emigrantëve nuk duhet të sjellë konflikte të reja në rajonin ku vitet e fundit kemi punuar shumë në qetësimin e situatave konfliktuese pas shpërbërjes së Jugosllavisë", theksoi Steinmeier në një deklaratë për median gjermane.
Prej ditësh vazhdojnë mosmarrëveshjet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë mbi mënyrën dhe numrin e refugjatëve dhe emigrantëve, të cilët do të lejohen të hyjnë në vendet respektive.
Të gjitha mosmarrëveshjet janë shkaktuar pasi Hungaria mbylli kufijtë e saj duke ndërtuar gardhin përgjatë kufijve të saj natyrorë me Serbinë dhe Kroacinë, kështu që refugjatët të cilët kryesisht vijnë nga Lindja e Mesme janë detyruar të ndryshojnë itinerarin e tyre në rrugën drejt Evropës Perëndimore.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit