Berlin,takimi Theresa May-Merkel:
Brexit jo para fundit të vitit 2016

Berlin,takimi Theresa May-Merkel:<br />Brexit jo para fundit të vitit 2016
Për herë të parë si kryeministre e Britanisë së Madhe Theresa May viziton Berlinin ku është takuar me kancelaren  Angela Merkel.

Gjatë këtij takimi May ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të nisë negociatat zyrtare për largimin nga BE brenda këtij viti. Duke folur në Berlin, kryeministrja britanike tha se “largimi me kujdes dhe rregull nga BE-ja do të kërkojë kohë”. 

Por nga ana tjetër ajo insistoi se, Mbretëria nuk do të largohet nga Europa dhe është e prirur të ruajë “lidhje e ngushta ekonomike” me të. 

Nga ana e saj, Merkel tha se të dyja palët dëshirojnë të arrijnë rezultatin më të mirë për Britaninë, por bëri thirrje për më shumë qartësi sa i takon afateve kohore.  Kancelarja shtoi se nuk prêt që të ketë negociata formale në këtë faze, por ishte e kuptueshme se Britania kishte nevojë për kohë.

"Ne duhet të dëgjojmë atë që dëshiron Britania dhetë gjejmë përgjigjen e drejtë. Britania nuk dëshiron një bllokim, Gjermania dhe BE  nuk dëshiron një rrugë pa krye”- u shpreh Merkel.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët