Berlin, taksisti fotogaleri
me gjoksin e klienteve

Berlin, taksisti fotogaleri <br />me gjoksin e klienteve
TIRANE – Prej tre vjetësh gjithmonë e njëjta skenë. Gjatë udhëtimit taksisti rrotullohet dhe pyet: “Mund t’i bëj një fotografi gjoksit tuaj nudo? Dëshiroj të hap një ekspozitë”. Nëse gratë pranojnë, ai hap krahun, ndalon makinën dhe shkrep aparatin. Përndryshe, “nuk bëhet asgjë”. Dhe, surprizë, janë të shumta modelet e tij. Gjithçka ndodh në Berlin dhe pamjet e mbledhura do të shfaqen për publikun shtatorin e ardhshëm.

Lajmi kurioz është publikuar nga revista BZ. Janë dyzet gratë që, tani për tani, kanë pranuar menjëherë duke lejuar Hans-Jurgen Watzlawek, 67 vjeç, që t’i fotografojë. “Asgjë vulgare”, siguron ai. “Gjatë natën - i ka shpjeguar revistës – jemi më të relaksuar. Bisedojmë. Në taksi krijohet një marrëdhënie besimi”.

Kështu, sekretare, punëtore, shtëpiake mbi 40 vjeç luajnë rolin e modeles. “Unë bëj art. Gjoksi më ka mahnitur gjithmonë. Natyrisht, është erotik, por është edhe simbol i ushqimit, jetës, sigurisë”. Mikesha e tij, Uta Jaeger, 46 vjeçe, psikoterapiste, nuk ka asgjë kundër: “Nuk jam aspak xheloze kur fotografon gjoksin e këtyre grave sepse e di që është art”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia